Gjendet i vetëvarur në qeli, ishte i arrestuar se dhunoi gruan

Vlore- Është gjendur i vetëvarur në qelinë e paraburgimit Ervis Hysi, i cili ishte i arrestuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, ku Hysi është gjetur i vetëvarur me çarçaf.32-vjeçari, banues në lagjen “24 maj” në Vlorë, ishte arrestuar në 13 maj të këtij viti për dhunim të gruas së tij për shkaqe xhelozie.Me 11 maj, ai e kishte marre bashkëshorten e tij A. H. 24 vjeç dhe fëmijën e tyre nga banesa e prindërve të saj dhe i kishte çuar në periferi të fshatit Kotë, ku më pas kishte ushtruar dhunë ndaj saj.Fillimisht e ka goditur me levë bashkëshorten e tij, dhe më pas e ka braktisur atë në afërsi lumit të fshatit Kotë.