Shkodër, aksion për të pastruar liqenin nga binarët e peshkimit

Shkodër-Organizata e Peshkimit në Shkodër ka marrë përsipër pastrimin përfundimtar të liqenit nga binarët e peshkimit, një problematikë e vjetër që ka ndikuar në dëmtimin e ekosistemit të liqenit dhe në zhdukjen e llojeve të veçanta të peshkut kryesisht migratorë.Përgjatë këtyre viteve ndonëse është premtuar shumë për një zgjidhje të situatës, në terren është bërë shumë pak, ç’ka ka ndikuar edhe në zhvillimin e turizmit, apo lundrimit në këtë pasuri kombëtare.Aksioni për pastrimin e vijës liqenore nga binarët, rrjetat e paligjshme të peshkimit apo çdo ndërhyrje tjetër, ka angazhuar 12 efektivë të organizatës së menaxhimit të peshkimit, më mbështetjen edhe të policisë kufitare.Peshkatarët me anë të instalimit të mjeteve fikse kishin bërë të mundur që të ndalonin lëvizjen e peshkut, duke e mbajtur më pas me rrjeta.Kjo ka qenë edhe një ndër dëmet më të mëdha që përgjatë 23 viteve të fundit ka pësuar liqeni i Shkodrës, më i pasuri në Ballkan përsa i përket shumëllojshmërisë së peshkut dhe shpendëve migrues.