Nis patrullimi i përbashkët Kosovë-Shqipëri,Rruga e Kombit nën monitorimin e dy policive

Ka nisur sot nga Pika Kufitare e Vërmicës patrullimi i përbashkët i policive rrugore, të Shqipërisë dhe Kosovës, nga ekspertë të të dyja policive me qëllim evitimin e aksidenteve rrugore në këtë sezon turistik.Vetëm pak ditë pasnënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, mes drejtuesve kryesor të policive, sot kjo marrëveshje është vënë në zbatim, marrëveshje e cila do jetë në fuqi deri në 31 gusht.Sipas drejtuesve të policive rrugore, ekspertët e policisë së Kosovës do të jenë në rol mbështetës, ndërkohë që punonjësit e policisë rrugore të Shqipërisë do të jenë ata që do të kenë fuqi ekzekutive.Në këtë punë të përbashkët do të përfshihen Njësitë e Specializuara dhe Njësitë rajonale të policisë së Kosovës.Vetë udhëtarët, thonë se prania e policive, të të dyja vëndeve, është shumë e domosdoshme për të minimizuar aksidentet,duke qenë se Rruga e Kombit është shumë e frekuentueshme për shkak se e lidh vendin tonë me Kaosovën dhe më gjerë.Patrullimi I përbashkët mes policisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës është një proces që ka nisur prej 5 vitesh dhe frytet e saj kanë qenë pozitive në drejtim të parandalimit të aksidenteve rrugore.