Ish-Uzina Dinamo, tregtarët: Kemi investuar në treg, s’ka më subjekte të mbyllura

Tiranë-Tregtarët e tregut të ish-Uzinës Dinamo kundërshtojnë vendimet e task-forcës mbi problemet e ndeshura gjatë tregëtimit dhe për vendimin e mbylljes së disa subjekteve.Ata thonë se këto konkuluzione që ka nxjerrë task-forca nuk janë të vërteta. Sipas tyre problemet e konstatuara kanë qenë të vogla dhe se janë marrë masa të menjëhershme për riparimin e tyre.Madje, tregtarët shprehen se për një pjesë të tyre nuk janë respektuar as afatet që kanë lënë autoritetet ushqimore për të bërë ndërhyrjet e nevojshme.Alfred Bozhiqi, kreu i Shoqatës së Mbrojtjes së të Drejtave të Tregjeve dhe Tregtarëve tha se disa subjekte, jo numri i raportuar në mbledhjen e task-forcës, janë mbyllur në janar dhe janë hapur më vonë. Pra sipas Bozhiqit nuk ka subjekte të mbyllura.“ Në tregun e ish-Uzinës Dinamo ka 385 subjekte. Kushtet janë më të përmirësuara. Janë bërë 2 milion investime. Ftojmë Prefektin të vij pranë tregut që të verifikojë kushtet. Janë të punësuar 5000 punonjës e familje. Nuk janë mbyllur subjektet. Në disa subjekte janë respektuar limitet për mbyllje, disa jo.Të mbyllen subjekte në rast se konstatohen shkelje, por jo tregu. Ne do të qëndrojme këtu përballë ligjit dhe të drejtave tona”tha ai.Me protesta apo manifestime të ndryshme, tregtarët janë të vendosur se nuk do të lejojnë këtë treg të mbyllet, pasi kanë bërë investime, me të ushqehen 5000 persona dhe janë taksapagues të rregullt.