VIDEOLAJM/ Irak, pamjet e para të luftës, ofensiva kundër rebelëve islamikë

Irak - Këto janë pamjet e para filmike nga lufta dhe beteja e ashpër që po zhvillohet në qytetin e dytë më të madh irakian Tikrit, të lëshuara nga vetë Ministria e Mbrojtjes.Pamjet tregojnë qartë ofensivën e nisur të dielën që shkoi, nga trupat ushtarake irakene për të rimarrë kontrollin mbi Tikritin e pushtuar nga rebelët islamikë të grupit ISIS që më 11 qershor.Në këto pamje filmike duken qartë edhe 25 avionët ushtarakë ruse, që patrullojnë gjithçka nga ajri, ndërsa ushtarët ushtrojnë kontrolle shtëpi më shtëpi.Mbrëmjen e djeshme, lideri i vetëshpallur “Kalif” nga grupi xhihadist ISIS, u bëri thirrje myslimanëve të udhëtojnë drejt Irakut dhe Sirisë për të ndihmuar në ngritjen e shtetit islamik.Përmes një mesazhi me zë të publikuar në internet, Abu Bakr al-Baghdadi iu thotë myslimanëve se kjo është detyra e tyre, duke bërë një thirrje të veçantë për mjekët, gjykatësit apo inxhinierët, çdokënd me ekperiencë ushtarake dhe administrive, që dëshiron të kontribuojë për të ngritur një shtet islamik të fortë.Vetëm 2 ditë më pare, ISIS njoftoi formimin e shtetit islamik të njohur ndryshe si Kalifati, në territoret e kontrolluara prej tyre në Irak dhe Siri.Oranews.tv