Gjyqi ndaj Frrokut: Me 9 korrik pamjet e vrasjes së Lamaj. Pyetet dëshmitari kryesor
Tiranë-Procesi gjyqësor ndaj biznesmenit Arben Frroku, i cili dyshohet se ka vrarë komisarin e policies, Dritan Lamaj,ka hyrë në faza interesante. Trupi gjykues ka vendosur të pranojë kërkesën për shfaqjen e videos, ku shihet momenti i vrasjes së komisarit.Këto pamje janë filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë, aty ku ndodhi dhe ngjarja janarin e 2013-ës dhe do të shfaqen ne datën 9 korrik në Gjykatën për Krimet e Rënda.Përveç kësaj me interes ne seancat e ardhshme është pyetja e dëshmitarit Arben Ndoi, i cili pretendon se ka parë biznesmenin Frroku në vendin e ngjarjes dhe në makinën nga ku u qëllua drej efektivit të policisë.Frroku: Sillni dëshmitarin Ndoi, banda e drejtësisë po më mban kot në burgSeanca gjyqesore nisi me debate mes të pandehurit dhe prokurorit të çështjes, sa i përket marrjes në pyetje të Arben Ndoit, i fundi në listën e dëshmitarëve.Ai ka kërkuar nga Prokuroria të sjellë dëshmitarin Arben Ndoi, për të cilin pretendojnë se ka dijeni mbi ngjarjen dhe të mos e zvarrisin më tej procesin.“Ka 9 muaj që pritet për dëshmitarin Arben Ndoi, që e kërkon prokurori. Nëse ekziston, Arben Ndoi duhej të merrej në fillim, jo i fundit” ka thënë ai.Lidhur me këto pretendime, prokurori i cështjes ka deklaruar se nga organi i akuzës nuk është vendosur akoma mbi versionin sesi do të pyetet dëshmitari, ndërsa shtoi se po shqyrtohet mundësia që ta pyesin me videokonferencë.Nga ana tjetër Frroku nuk ka kursyer akuzat mbi Prokuroinë, duke i cilësuar një bandë që burgos biznesmenë.“Ka një bandë që vret biznesmenë në rrugë. Ka dhe një bandë në drejtësi që i ekzekuton si puna ime, duke i mbajtur kot në burg” është shprehur Frroku.