Francë, Sarkozi rrezikon burgun dhe 500 mijë euro gjobë
Francë - Ish presidenti francez Nicolas Sarkozi mund të dënohet me 5 vjet burg dhe 500 mijë euro gjobë nëse i vërtetohen akuzat për korrupsion apo për ndërhyrje në hetim.Politikani i qendrës së djathtë është zyrtarisht nën hetim në lidhje me akuzat për mitmarrje ndërsa mbrëmjen e djeshme u lirua nga paraburgimi.Çështja ka të bëjë me lidhjet e Sarkozis, dhe ish diktatorit të ndjerë libian Moammar Gadafi, i cili dyshohet se ka paguar miliona euro për fushatën presidenciale të zotit Sarkozy në vitin 2007.Ish kreu i shtetit u paraqit përpara gjykatës në Paris mbrëmjen e 1 korrikut pas 15 orësh marrje në pyetje nga policia anti-korrupsion.Ky është rasti i parë që një ish-zyrtar i lartë i shtetit francez mbahet nën arrest nga policia. Për të njëjtat akuza u mbajtën nën kujdestari nga policia edhe avokati i tij, Terri Herzog dhe gjykatësi Gilbert Azibert.Një tjetër gjykatës, gjithashtu i përfshirë nën hetim, Patrik Sasust, nuk u paraqit në gjykatë.Kur një i dyshuar është vendosur nën hetim formalisht, ai ose ajo shqyrtohet më pas nga një gjyqtar, i cili përcakton nëse ka prova të mjaftueshme për të dyshuarin që do të dënohet.Ky hap zakonisht, ndonëse jo gjithnjë, më pas të çon drejt një gjyqi, që në këtë rast pritet të jetë një gjyq publik.Avokati përfaqësues i tre të akuzuarve tha përpara gjykatës së rasti bazohet vetëm në përgjimin e telefonatave, një bazë ilegale kjo dhe që pritet të kundërshtohet fort.Mendohet se Sarkozi ka nxitur një gjyqtar të nivelit të lartë të marrë informacion për këto hetime dhe në këmbim, i kishte premtuar një post me rëndësi në Monako.Zhvillimet e fundit shihen si një goditje ndaj përpjekjeve të ish-Presidentit Sarkozi për të marrë pjesë në garën presidenciale të vitit 2017.Mbështetësit e Sarkozi i kanë cilësuar akuzat si politike, të nxitura nga e majta qeverisëse.Parardhësi i tij, Zhak Shirak, mori një dënim të pezulluar me burg në vitin 2011, për përvetësim parash dhe shkelje të tjera gjatë kohës kur ishte kryetar i Bashkisë së Parisit.Oranews.tv