Basha në Krujë: Drejtuesit e rinj të PD, me platforma zhvillimi për zonat e tyre
Krujë- Në kuvendin zgjedhor të PD-së në Krujë, kryetari i opozitës u bëri thirrje drejtuesve të rinj të hartojnë platformat e zhvillimit për zonat e tyre për t'i bashkuar më pas në platformën e qeverisjes së vendit.Sipas Bashës, ky është një hap i domosdoshëm, pasi me qeverisjen e sotme shqiptarët po jetojnë ditë të vështira."Asgjë të re nuk kanë sjellë. Përkeqësim në çdo fushë duke nisur me ekonominë. Taksë pas takse ia morën shpirtin biznesit, ia morën shpirtin konsumatorit. Kredia në nivelet më të ulëta, vendet e punës po treten si bora në diell. Siguria në parametrat e vet më të këqinj. Ne jemi këtu për t'ju dhënë shqiptarëve një platformë zhvillimi. Një alternativë të vërtetë dhe jo rrenë për të krijuar mundësi për punësim për prodhim, për mirëqënie, për siguri, për një të ardhme të sigurtë dhe për një ekonomi të fortë. Ky vizion është dhe detyra e tretë e rëndësishme e këtij kuvendi dhe drejtuesve që do të dalin prej tij", tha Basha.Basha i konsideroi zgjedhjet në parti si shumë të rëndësishme për ringritjen, hapjen dhe bashkimin e Partisë Demokratike.