Territori, Basha-shumicës: Të gjejmë kalin për decentralizimin, patkojtë 39-47 mbajini

Tiranë –Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, apeloi sot shumicën në qeveri për të gjetur konsensusin për reformën territoriale. Duke folur në konferencën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, kryebashkiaku tha se mazhoranca po bën lojë kungulleshkash, duke u fokusuar vetëm tek harta dhe aspak tek funskionimi i pushtetit vendor.“Jemi këtu për ti dhënë një shans të fundit arsyes së shëndoshë. Jemi të mbledhur jo për ti bërë karshillëk, as për të treguar forcën tonë që padyshim e kemi, por për ti bërë një thirrje arsyes, Kjo ishte dhe kjo është se si mund të ecim përpara në procesin e decentralizimit të reformës administrative-territoriale që duhet të qëndrojnë në këto vlera, shërbime të mira për qytetarët, përfaqësim demokratik, llogari dhe transparencë para qytetarëve.Jemi skeptik sepse kanë nisur dhe duan ta përfundojnë vetëm me hartën. S’kemi dëgjuar një fjalë të vetme sesi mund të fuqizohet pushteti vendor. Harta, harta, 34, 76, një lojë kungulleshkash që përpiqet ta lidhë qytetarëin dhe ta largojë nga kjo vendimarrje kyç” tha ai.Faktin që nuk është dakord me variantet e konkluduaranga qeveria për ndarjen e re të territorit, Basha i ilustroi me një shembull komik:“A do kemi një sistem ku kryetari më i madh i Bashkisë më të madhe në vend dhe kryetari i komunës më të vogël në vend do kenë instrumentat mundësinë për t’iu përgjigjur problemeve të qytetarëve apo do ecim verbërisht në një rrugë llogarish elektorale dhe politike që nesër do ta përballin kryetarin e Bashkisë së Tiranës me banorët e Shëngjergjit se nuk kanë ujë për arat, e nuk do kenë derë tjetër për tu qarë përveçse sheshi “Skëndërbej” numër 2, tre male kapluar. S’kam ujë për arat te kryetari i Bashkisë së Tiranës… Problemet dhe dilemat e një përqasje të gabuar nuk kanë fund”.Numri një i Bashkisë, njëherësh dhe kreu i opozitës Basha,shprehu gadishmërinë për tu ulur në dsikutime për reformën. Sipas tij ka ende kohë për të realizuar decentralizimin e vendit dhe më pas dhe derivatet për ndarjen e territorit.“Kam ndërmend të ofroj dhe njëherë në emër të tre shoqatave të pushtetit vendor, në emër të opozitës që ka folur qartë në parlamentin e Shqipërisë, në emër të qytetarëve që përfaqësojmë për të ofruar bashkëpunimin tonë me shumicë, qeverinë, me të gjithë ata factor që që besojnë me të vërtetë se kësaj rruge i shkohet deri në fund duke zgjedhur thelbin dhe pastaj formën. Se pushteti vendor s’mund të jetë më furça e bojës për fasadat, qëndrat shëndetësore apo shkollat, por reflektim i stadit ku jemi sot një javë pas marrjes së statusit kandidat dhe stadit ku duam të shkojmë nesër. Jemi gati të ulemi të gjejmë kalin e duhur për të bërë këtë kapërcim që është një thirrje e Shqipërisë bashkohore dhe jo për tu llapocitur në llumërat e errët të kohërave më të errëta të këtij vendi. Të gjejmë kalin të mos merremi me patkoin. Ta gjejmë gjuhën e përbashkët, s’ka nevojë të shpikim rrotën. Duhet kali pastaj patkoi. Le ta mbajnë patkoin në xhep, të dy edhe 39 dhe 47 nuk paragjykojmë asgjë, por le të ulemi për të bërë atë që vërtet është reformë, decentralizimin, fuqizimin e pushtetit vendor dhe më pas padyshim edhe derivatet mbi territorin. Ka kohë të mjaftueshme nëse ka vullnet. Nga ana jonë ka vullnet, s’ka teka. Nuk kërkojmë asgjë më shumë se standardi europian i këtij vendi në 23 vite, por s’mund të pranojmë asgjë më pak”.Në përfundim të Konferencës, kryebashkiakët e Shqipërisë dolën me një rezolutë të përbashkët lidhur me reformën territoriale që ka ndërmarrë Qeveria.Tabaku: Decentralizimi duhet të udhëheqë, eleminim i pabaraziveDeputetja e Partisë Demokratike,dhe ish-nënkryetare e bashkisë së Tiranës, vuri theksin tek decentralizimi, që sipas duhet të jetë dhe udhëheqësi i kësaj reforme. Sipas saj nevojitet një vizion strategjik për ta bërë të gjithë procesin të qëndrueshëm dhe coherent, i shoqëruar dhe me një plan veprimi të qartë.“Pushteti vendor ka 21 kompetenca ekskluzive të vetat dhe shpenzon vetëm 7%, ndërkohë që 93% të tjera i ofron pushteti qëndror për këto 6 kompetenca që kemi të përbashkëta. Ka një shpërndarje jo të drejtë, disproporcionale të shpenzimeve duke pas parasysh se pushteti vendor mban mbi shpinë një kosto më të madhe sepse është ai pushteti më afër qytetarëve që ofron këto shërbime. Ne kemi kërkuar të kemi një proces të programuar mirë, kemi kërkuar të hartojmë një vizion strategjik sëbashku, një dokument strategjik që përcakton orientimin afatgjatë se ku do të shkojë pushteti vendor, cilat janë disa nga drejtimet kryesore që do të marrë, kush është mënyra se si mund ta bëjmë këtë proces të qëndrueshëm dhe koherent në kohë, kjo e shoqëruar me një strategji të miratuar nga të gjithë dhe me një paketë përkatëse ligjore. U diskutua ligji për funksionimin dhe organizimin e pushtetit vendor, si një ligj bazë i miratuar me konsensus, si një ligj që përcakton shumë elemnetë. Dhe ne propozojmë që këtë paketë të re ta shoqërojmë edhe me paketë ligjore, ndryshimet qoftë tek ky ligj, qoftë në ligjin e financave të pushtetit vendor, por e shoqëruar gjithmonë me një plan të qartë veprimi”.Tabaku vuri në dukje dhe rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit për reformën, e cila sipas saj kurrsesi nuk mund të jetë e imponuar. Madje sipas saj ky proces duhet të nisë nga vendorët për të shkuar tek pushteti qëndror.“Procesi duhet patjetër të ketë pjesmarrje të gjerë dhe konsensus, jo me imponim por bashkëpunim.Ne propozojmë një proces që nis nga poshtë lart, proces që merr parasysh propozimet tuaja, ku komunitetet vendore sqarojnë pozitën e tyre lidhur me kriteret, mënyrën e funksionimit dhe zonat funksionale dhe së fundmi lidhur me identitetin kulturor për të përfunduar me Kuvendin.Besoj se jemi në kohën e duhur, asnjë nga studimet nuk ka pse të hidhet poshtë, pasi janë një bazë shumë e mirë. Nuk kemi pse të shpikim asgjë nga zero. Ne jemi këtu për të treguar vullnetin tonë që jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në këtë reformë, jemi të gatshëm të përdorim çdo kontribut të së kaluarës dhe të tashmes, po kështu dhe eksperiencën e çdo të zgjedhuri vendor”.(Video: Ja fjala e Lulzim Bashës)