FOTOLAJM Mesazhi i Ramës: Shalqiri për t'u ngrënë, jo për t'u hedhur
Durrës- Që shqiptarët nuk kanë raport të mirë me mjedisin, kur bëhet fjalë për tambrojtur dhe mbajtur pastër atë, tashmë është fakt. Zonat më problematike mbeten ato bregdetare, në një kohë që tashmë jemi dhe në sezonin turistik.Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij pas aksionit për pastrimin e bregdetit kanë ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësuese për pushuesit në bregdetin tonë.Nga Durrësi ai përcolli dje mesazhin për një nga mbetjet që rëndom tani mund ta gjesh në rërë, lëvozhgat e shalqirit.
“Shalqiri nuk është për tu hedhur por për tu ngrënë”, ishte shkrimi që mbante Rama në bluzën që mbante veshur, ngjyrë e bardhë, ku në qëndër kishte të stampuar foton e shalqirit.Po kështu dhe grupi i të rinjve që shoqëronte kryeministrin mbanin të tilla bluza, por me mesazhe të ndryshme, ku kryefjalë ishte mbajtja pastër e plazheve.
Qeveria shqiptare përmes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit ka ndërmarrë një projekt për disiplinimin e plazheve publike përgjatë sezonit.Janë 10 kampe në shkallë vendi, të quajtuara Kampi i Vullnetarëve, të cilat do të shtrihen në të gjithë vijën bregdetare të vendit.Në kampe përveç vullnetarëve dhe Forcave të Armatosura, do të ketë edhe infermierë dhe të tjera struktura që do t’i mbushin ditët me aktivitete sportive dhe kulturore.