Pentagoni: Prania e ISIS-it kërcënon Bagdadin
SHBA- Militantët suni, të vendosur për të arritur qëllimin e tyre për krijimin e një kalifati islamik, po shtojnë trysninë mbi Bagdadin.Kjo ka frikësuar zyrtarët e Irakut të cilët po kërkojnë ndihmë nga kushdo që mund ta ofrojë atë, madje edhe nëse një gjë e tillë do të kërcënonte distancimin nga Shtetet e Bashkuara.Në qiellin mbi Bagdadin, ka shenja shprese, jo nga amerikanët, por nga rusët. Anwar Hamma është Gjeneral Lejtnant në ushtrinë irakiane."Unë mund të konfirmojë se avionët luftarakë do të përdoren kundër ISIS-it në ditët e ardhshme për të luftuar terrorizmin".Për javë të tëra, zyrtarët irakianë janë ankuar rreth mungesës së sulmeve ajrore amerikane kundër militantëve.Në Uashington, ambasadori irakian, Lukman Faily nuk shprehu keqardhje."Ne kemi nevojë të mbulojmë këtë boshëllëk. Në qoftë se Shtetet e Bashkuara nuk mund ta mbushin atë, ne do të mirëpresim këdo që mund ta mbush këtë boshëllëk, duke përfshirë Rusinë".Siguria e Bagdadit dhe rrethinave të tij është një shqetësim në rritje, dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë e pranojnë se grupi Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit është duke paraqitur probleme madje me vetëm praninë e tij në rajon.Admirali John Kirby është zëdhënës i Pentagonit."Ne vazhdojmë të shohim ISIS-in duke bërë presion mbi Bagdadin nga veriu dhe nga perëndimi. Përpjekjet e tyre nuk janë ndalur".ISIS vazhdoi demonstrimin e forcës së tij përtej kufirit në Siri, ku organizoi një parakalim me armët e kapura. Ndërkohë në një regjistrim në audio të udhëheqësit të ISIS-it të publikuar në internet, u bëhet thirrje myslimanëve të bashkohen me kalifatin e tij të vetë-shpallur."Unë e kuptoj se ata kanë shpallur krijimin e këtij kalifati. Por, shpallja e tij përmes një deklarate nuk e bënë atë realitet".Megjithatë, Shtetet e Bashkuara janë duke e trajtuar këtë problem me seriozitet duke dërguar 300 ushtarë të tjerë në Bagdad të mbështetur nga avionë pa pilotë dhe helikopterë Apache për të mbrojtur ambasadën dhe aeroportin e Bagdadit.Në lidhje me akuzat e Irakut se Shtetet e Bashkuara nuk po bëjnë aq sa duhet, zyrtarët e Pentagonit thonë se këshilltarët ushtarakë amerikanë janë ende duke vlerësuar kërcënimin dhe nevojat e Irakut dhe se irakianët mund të bisedojnë me këdo që ata duan për aq kohë sa ato vende nuk kontribuojnë në intensifikimin e tensioneve sektare.