Artan Santo, bankeri i 15-të në botë që vritet brenda këtij viti
Tirane- Artan Santo është bankieri i 15-në në të gjithë botën që është vrarë nga 1 janari deri më sot.Ndërkohë vetëm një nga këto 15 vrasje është zbuluar dhe ajo ndodhet në Hollandë. Këto dhe të tjera fakte, u bënë të ditur dje gjatë emisionit "DEBATI NE CHANNEL ONE" të gazetarit Roland Qafoku, në të cilën u diskutua për hetimet e vrasjes së drejtorit të Credins Bank Artan Santo." Vetëm në këto gjashtë muajt e fundit, nga Janari e deri në Qershor, në të gjithë botën, janë vrarë deri më tani 14 bankierë, bashkë me Artan Santon bëhen 15. I vetmi rast në të cilin janë zbuluar autorët, është ai i bankierit në Hollandë, i cili kishte një mosmarrëveshje me ortakun dhe u zbulua brenda pak orëve. Të tjerët, janë vrasje ose vetëvrasje të dyshimta" tha gazetari Elton Tafaruçi.Ndërkohë kryetari i shoqatës së avokatëve penalistë Saimir Visha shkoi edhe më tej, kur e krahasoi ngjarjen me shumë të tjera në vend dhe mënyrës se si shteti e ka vlerësuar hetimin dhe zbardhjen e saj."Nuk mundet një subjekt privat, nga viti 1990 deri në vitin 2013, të marrë një përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme si jurist ose këshilltarin e vet. Kemi pesë prokurorë të përgjithshëm, të cilët sot janë avokatë dhe nuk kanë pranuar të shkojnë këshilltarë në asnjë subjekt privat apo shtetëror" tha ai.Roland Qafoku: E keni fjalën për Z.Ina Rama ?Saimir Visha: Nuk po flas me emra"Një tjetër avokat Idajet Beqiri bëri edhe deklaratën më të fortë si një version shumë herë më të rëndë të asaj që ka ndodhur." Ata donin që me çdo kusht ai të ishte para bankës. Ai nuk do të ekzekutohej kurrë mbasdite, por në atë orë që u ekzekutua, sepse çdo gjë ishte e mirëorganizuar për ti thënë biznesit, bankave të Shqipërisë, ekonomisë së ketij vendi, stabilitetit të këtij vendi, që ky vend është peng i krimit dhe kushdo që do lëvizi nga rreshti, destabilitetin e kemi në dorë ne" - tha Beqiri.Të ftuarit në panel dhanë detaje nga procesi hetimor, i cili po punon për të zbardhur një nga ngjarjet më të rënda në historinë e shtetit shqiptar."Flamur Vezaj: Është e vështirë të thuhet që kemi një pistë të qartë për shkak të pozicioni të tij të punës. I ndjeri kishte kontakt me shumë kompani të mëdha. Ishtë aksioner në vende të ndryshme "" Gerti Xhaja: E gjithë policia e shtetit është në eksportim, ti hapë rrugën kryeministrit, ministrit, kryetarit të parlamentit.""Ylli Pata: Krimet nuk duhet të politizohen sepse e polarizojnë situatën dhe ato që fitojnë janë autorët e krimit."