Shultz rizgjidhet President i PE, Rama: Mik i mirë socialistëve shqiptarë

Strasburg - Social-demokrati gjerman, Martin Schulz rizgjidhet President i Parlamentit Evropian me 409 vota.Kandidatët e tjerë për President të PE ishin: Sajjad Karim që mori 101 vota, Ulrike Lunacek 51 vota dhe Iglesias Turrion, 51 votaPër Presidentin e ri të PE votuan 723 eurodeputetë, 612 vota ishin të vlefshme dhe 111 vota të pavlefshmePër t'u zgjedhur President i PE, kandidatët duhet të merrnin të paktën 307 vota,  kurse Martin Schulz mori 409 vota.Schulz është i pari që nga viti 1960, që zgjidhet për dy mandate si President i Parlamentit Evropian.Qëllimi kryesor i Schulz tani është: krijimi i vendeve të reja të punës, drejtësi fiskale, kthim i kompetencave nga Brukseli tek vendet anëtare.Rizgjidhja e Martin Schultz si President i Parlamentit Evropian është përshëndetur dhe nga kryeministri Edi Rama.“Martin Schultz,mik i mire i socialisteve e progresisteve shqiptare e gjithashtu mik personal,u zgjodh President i Parlamentit” shkruan në fb Rama.

Oranews.tv