Riaktivizohet task-forca për kontrollet e tregjeve, vendorë-qeveri bashkë në aksion

Tiranë- Të paktën, për tregjet dhe kontrollet e tyre, Bashkia dhe qeveria gjetën gjuhën e përbashkët për të punuar për shëndetin e konsumatoreve. Në Prefekturën e Tiranës u mblodh grupi i punës për riaktivizimin e kësaj task-force.Ky aksion do të drejtohet nga Prefekti Vorpsi, nënkryetari i Bashkisë Bozdo, policia bashkiake, policia e Tiranës, autoritetet shëndetësore dhe të tjera struktura të linjës. Sipas inspektimeve të bëra, tregu i ish- Uzinës Dinamo ka pasur probleme, për këtë arsye 43 subjekteve u ështe hequr liçenca, ndërsa 7 të tjerë janë gjobitur.Prefekti, Sadi Vopsi, tha se në këtë aksion sturkutrat duhet të angazhohen seriozisht dhe me standarde sepse në tregje situata është shqetësuese, mungojnë kushtet higjeno-sanitare, tregtohen mes lagështirës dhe jo në kushte frigoriferike.“Situata e tregjeve në gjendje shqetesuese. Tregu i ish-Uzinës Dinamo me probleme. Të merren masa të rrepta administrative për subjektet që shkelin ligji. Ushqimet shiten pa kushtet higjeno- santitare, pa kushtet frigoriferike. Shpresoj se kjo task-forcë do të funksionojë me seriozitet dhe standard” ka deklaruar ai.Nënkryetari, Eno Bozdo, tha se Bashkia shpreh vullnetin për të bashkëpunuar që kjo problematikë të zgjidhet sa më parë.“Shprehim vullnetin tonë të plotë për këtë nisëm që ka si qëllim shëndetin e qytetarëve. Ne kemi patur një model të suksesshëm dhe kemi disiplinuar tregjet. Ne jemi të gjihë në një front. Kjo problematikë në një mënyrë apo në një tjetër do të zgjidhet. Vendorët dhe qëndrorët janë bashkëpunes” u shpreh nënkryetari i Bashkisë Tiranë.Edhe pse herë pas here task-forcat janë riaktivizuar, fakt është që situata e tregjeve nuk është ende në nivele sigurie.Në këtë mbledhje, autoritetet ranë dakort që të insifikojnë bashkëpunimin e tyre. Inspektorët në terren do të dalin këtë javë dhe nëse tregtarët nuk do ti përgjigjen kërkesave të ligjit.