Tirana U13 feston titullin kampion

Tiranë- Ekipi i grupmoshave U13 të Tiranës pasi u shpall kampion për këtë sezon ka organizuar një kokteil në hotel Tirana me rastin e festimit të titullit të fituar.Të pranishëm kanë qenë futbollistët e rinj, trajnerët, stafi drejtues, drejtuesit e Klubit Tirana, përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, prindër dhe përfaqësues të medias.Tirana U13 fitoi titullin kampion, ku në finale mposhti ekipin e Laprakës. Drejtori i Klubit Tirana, Krenar Alimehmeti, ka falenderuar të gjithë futbollistët si dhe biznesmenin Ylli Ndroqi për organizimin e kësaj feste.