Rikthehet udhëtimi me pagesë për invalidët. Kush s'paguan, në tokë

Tiranë- Personat me aftësi të kufizuara nuk po gjejnë paqe për kompesimin e tyre, e drejtë e fituar me ligj. Edhe në këtë fillim muaji, fatorinot e transportit qytetas u kërkojnë para për biletën e tyre, ku në ligj thuhet se ata do të kompesohen nga institucionet përgjegjëse, në këtë rast Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, e cila jep edhe fondet.Por kjo gjë mesa duke nuk ka ndodhur, përderisa në autobusët urbanë kanë nxjerrë njoftimin ku thuhet se nuk do tu njihet më asnjë dokumentacion invaliditeti apo dëshmi si person me aftësi të kufizuara.Sinan Tafaj, kreu i Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuara tha se askush nuk duhet të paguajë nga kjo kategori dhe askush nuk ka të drejtë ti zbresë ata nga autobusi.Sipas Tafaj konflikti bashki-qeveri është e vetmja arsye që ka nxitur këtë situatë.Kreu i Shoqatës së të Verbërve më herët ka propozuar edhe një zgjidhje më të pastër për të shmangur konliktin.2 vende të rezervuara në urban për personat me aftësi të kufizuar dhe taksim me të paktë të shoqërive. Por, këto propozime nuk janë marrë parasysh.