“Duart e arta të Paskuqanit”, fëmijët thirrje përmes artit për zbutjen e dallimeve

Tiranë- "Duart e arta të Paskuqanit" ka shpallur fituesin e parë në pikturë, për fëmijët e vegjël. Juria përzgjodhi,Aldona Shahinin, si fituese të këtij konkursi, të ndjekur nga Melisa, Markeli dhe Juljana.Zv.ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, e gjendur në periferi të kryeqytetit dhe duke marrë shkas nga statusi kanditat i Shqipërisë tha se integrimi nuk nis me mohimin e vlerave , porse me vlerësimin e traditës dhe kulturës."Duart e arta të Paskuqanit" , ka si qëllim shkrirjen e kufinjve dhe dallimin mes periferisë dhe qendrës dhe krijimin e një vizioni të ri për fëmijët e kësaj zone, e jo vetëm.