Bruksel, Italia merr presidencën e radhës të Bashkimit Evropian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2014, 09:50
Bruksel - Italia merr sot presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, ndërkohë që dje ishte dita e fundit e presidencës gjashtëmujore të Greqisë.Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi do të paraqesë prioritetet për gjashtë muajt e ardhshëm në një seancë të Parlamentit Evropian, që do të zhvillohet nesër në Strasburg.Gjatë kryesimit të saj, Italia, ashtu siç edhe e ka paralajmëruar, do të mbështetet më shumë në rritjen ekonomike dhe punësimin në Bashkimin Evropian. Pas Italisë, presidencën e BE-së do ta marrë Letonia.Marrë nga ATSHar.sh/Oranews.tv