Venizelos: Hapja e negociatave, më parë t’i jepet zgjidhje kufirit detar
Athine- Ministri i Jashtëm i Greqisë pranon se hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian lidhet me çështjen e kufijve detare mes vendit tonë dhe Greqisë.Në një konferencë për shtyp ku bëri një përmbledhje të punës së presidencës greke të Bashkimit Europian Venizelos bëri të qartë se dhënia e statusit të vendit kandidat nuk është hapja e negociatave të pranimit.Për të bërë hapjen e negociatave duhet të përmbushen të gjitha kriteret e Kopenhagut, si dhe të pranimit të të drejtës ndërkombëtare të detit.Pyetja : Ju folët për strategjinë evropiane për sigurinë detare dhe vendosjen e një date për fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë. Unë e kuptoj se çështja ka të bëjë me marrëdhëniet tona me Turqinë dhe problemin që ne kemi atje me zonat detare. Gjithashtu çështja e Shqipërisë është e lidhur edhe me problemin që kemi me Shqipërinë dhe zonën detare. Unë do të doja të pyesja se si mendoni ju të përfitoni nga këto dy zhvillime që të ketë përparime në këto dy fronte?Venizelos: Së pari kam frikë se këtu ka një keqkuptim. Ajo çfarë vendosi Këshilli dhe u miratua nga Këshilli i Evropës, nuk është hapja e negociatave të pranimit me Shqipërinë, është dhënia e statusit të vendit kandidat, gjë e cila është krejtësisht e ndryshme.Prandaj unë theksova se kështu se statusi i vendit kandidat e ka ish Republika Jugosllave e Maqedonisë që nga viti 2005 - dhe janë shumë të rëndësishme datat. Turqia shumë vite më parë, pasi edhe ajo ka një marrëveshje shumë të vjetër asocimi.Turqia i ka të hapura negociatat, por ju e shikoni sa e vështirë është që të hapen kapitujt individualë. Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor vetëm dy i kanë të hapura negociatat: Mali i Zi, i cili ka përparuar në shumë kapituj dhe së fundmi dje në konferencën ndërqeveritare u hapën pesë kapituj të tjerë , dhe Serbia, më të cilën nisëm negociatat por pavarësisht dëshirës tone ende nuk ka fonde.Kështu, pra, është tjetër gjë marrja e statusit kandidat dhe tjetër hapja e negociatave. Për të bërë hapjen e negociatave duhet të përmbushen të gjitha kriteret e Kopenhagen. Duhet të jenë dhënë gjithë provat dhe dëshmitë e pranimit të dokumentave komunitare; kjo ka të bëjë edhe me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare të detit.Dhe kur vjen Bashkimi Evropian, dhe votojnë për Strategjinë e re Evropiane për Sigurinë Detare dhe këmbëngulin në rëndësinë e zonave detare dhe të drejtën ndërkombëtare të detit, kjo diçka do të thotë. Sepse 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, sigurisht që pranojnë kontratën e Konventës mbi të Drejtën e Detit dhe konceptin e zonave detare si dhe nevojën për caktimin e kufijve në përputhje me të drejtën ndërkombëtare të detit."