Vlora Çitaku lë karrigen e deputetes, ambasadore në SHBA
Kosovë- Ministrja në detyrë e integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, nuk do të jetë më pjesë e ekzekutivit kosovar edhe nëse PDK-ja arrin ta bëjë Qeverinë.Kandidatja e PDK-së për deputete synon që të emërohet ambasadore në SHBA ku pretendon se do të vazhdojë edhe karrierën akademike. Për këtë qëllim ajo i ka njoftuar më herët struktura e larta të PDK-së dhe kryeministrin Hashim Thaçi dhe ka arritur të marrë mbështetjen e tyre.Ndonëse njoftimi është bërë para zgjedhjeve, Çitaku megjithatë ka qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputet dhe ka arritur që të zgjidhet sipas rezultatit preliminar.Ndërkaq sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka pranuar heqjen dorë nga mandati i deputetes të kandidates për deputete,Vlora Çitaku.Nga ana tjetër Presidenca nuk ka komentuar nëse Ministria e Jashtme e ka dërguar emrin Çitakut e për t’u emeruar ambasadore në Uashington.Marre nga Tribuna