FOTOLAJM/ Ambasada shqiptare feston statusin. Po Thaçi?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2014, 13:23
Ambasada shqiptare e Kosovës mblodhi bashkë politikën e Prishtinës për të festuar marrjen e statusit të vendit kandidat në BE të Shqipërisë. Ambasadori shqiptar Qemal Minxhozi ka mirëpritur Presidenten Ahtifete Jahjaga por dhe përfaqëues të tjerë të lartë kanë qenë të pranishëm në ceremoninë që u organizua në një hotel në qendër të Prishtinës.Mes tyre ka rënë në sy edhe kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti , kreu i AAK-së Ramush Haradinaj. Nga foto që vetë ambasada ka publikuar në facebook nuk duket që kryeministri ende në detyrë Hashim Thaçi të ketë marrë pjesë.