Basha në Fushë Krujë: Të përdorim votën e lirë për t'u bërë më të besueshëm
Fushë Krujë -Një vit pas rrotacionit politik në Shqipëri për Kryetarin e PD, Lulzim Basha asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi jetesa e qytetarëve është përkeqësuar.Basha tha se shqiptarët i kanë kthyer sytë nga Partia Demokratike për t'i rikthyer shpresën pasi nën qeverisjen e dyshes Rama-Meta vihet re veçse përkeqësim dhe pasiguri anembanë vendit.Kryetari i PD-së Lulzim Basha mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD-së në Fushë-Krujë ku deklaroi se “këto dhjetë muaj, zhgënjimi i thellë popullor i dyshes Rama – Meta ka patur dimensione të jashtëzakonshme" dhe se PD-ja do të arrijë të bëhet më e besueshme dhe më e fortë duke përdorur votën e lirë."Mashtrimet, zullumet, përkeqësimet ndihen kudo," - tha Basha. - "Një vit pas rotacionit politik, asgjë e re, asgjë e mirë në asnjë fushë duke nisur me xhepat e dhe tavolinat qytetarëve dhe duke vazhduar me perspektivën për të nesërmen., me sigurinë e jetës, demokracinë në vend; përkeësim në të gjitha fushat,”- nënvizoi ai.Përkundër kësaj situate dhe ringritjes së PD-së me energji të reja, kreu demokrat ka ngulur këmbë për të respektuar votën e lirë, me anë të së cilës zgjidhen njerëzit më të përgatitur në krye të strukturave të PD-së.“Vota e lirë ka qënë në themel të organizimit tonë që ditën e parë që kemi lindur,” – tha Basha, - “por duke e përdorur atë me qetësi dhe zgjuarsi, duke e bërë atë bazën e çdo vendimi përsa i përket organizimit dhe karrierës në PD, ne do të arrijmë ta bëjmë PD-në më të fortë, më të besueshme, më të respektuar, si karshi qytetarëve, ashtu edhe karshi partnerëve ndërkombëtarë.”ar.sh/Oranews.tv