Burrel, Veliaj: Kush godet gruan, s'ka ndihmë ekonomike, denonco "online"
Burrel – Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, ka lançuar sot nga bashkia e Burrelit, që drejtohet nga Adelina farrici, projektin e ri të denoncimit online të dhunës në familje, që do të zbatohet në 25 bashki të vendit.Qëllimi është që çdo rast dhune të regjistrohet dhe të pasqyrohet se në ç'etapë të gjykimit është çështja, që dosjet të mos i zërë pluhuri dhe dhunuesit të marrin ndëshkimin maksimal."Dhuna në familje është edhe çështje kulture, " - tha ministri. - "Nuk kemi pasur një mekanizëm që ndiqte rastet e dhunës në familje. Por sot kjo ka ndryshuar, sepse kemi për herë të pare gra që drejtojnë bashki.Projekti që lançojmë sot është dixhital dhe po aplikohet në 25 bashki. Aty regjistrohet çdo rast dhune, si po ecën procesi dhe ku ka ngecur.Ky sistem na siguron që t'i shkojmë deri në fund rasteve të dhunës sepse jemi një shoqëri, që nuk e toleron më dhunën. Kjo është mënyra më e mirë që të sigurohemi që dosjet të mos i zërë pluhuri dhe të kemi dënime maksimale për ata që ushtrojnë dhunë.Dhuna nuk është zgjidhje. Deri tani janë raportuar 531 raste. Nuk është burrni të ngresh dorën mbi një femër. Sot, nddihmën ekonomike e marrin gratë, pasi synojmë fuqizimin e tyre, ndërsa një burrë që ushtron dhunë, do ta humbë edhe ndihmën ekonomike," - theksoi ai.