Francë, ish - Presidenti francez Sarkozi, në paraburgim
Francë – Ish-Presidenti i Republikës, Nikolas Sarkozi, është futur në paraburgim mëngjesin e sotmë, rreth orës tetë. Kështu ka bërë të ditur për mediat franceze, një burim nga gjykata franceze.Sarkozy është në gjëndje arresti në kuadër të një hetimi për një mitmarrje. Ai akuzohet se ka shkelur konfidencialitetin e hetimeve.Është hera e parë në Francë që ndaj një ish presidenti I mbrojtur me imunitet vihet masa e paraburgimit.Mediat shkruajnë se Sarkozi është në hetim që prej 26 shkurtit për akuzat "ndikim nga jashtë" dhe "shkelje të fshehtësisë së hetimit."Shoqërimi nga policia i Sarkozisë dhe futja në paraburgim për t’u marrë në pyetje, ndodhi sot në selinë e Zyrës Qendrore për Luftën kundër Korrupsionit në Nanterre, afër Parisit.Në paraburgim, si pjesë e të njejtin hetim, janë marrë edhe avokati i tij, Thierry Herzog, gjyqtari Gilbert Azibert si dhe Patrick Sassoust, Këshilltari i Përgjithshëm në Divizionin Penal të Gjykatës së Kasacionit.Sipas BBC, vendimi për t’u marrë nga Policia, është një hap i paprecedentë kundër një ish-Presidenti.Agjencia franceze e lajmeve AFP raporton se ish-presidenti Sarkozy, 59 vjeçar, është i dyshuar se ka marrë informacione të brendshme nga njëri nga gjyqtarët lidhur me progresin e një hetimi tjetër. Ky dyshime se ai ishte informuar se telefoni i tij mobil ishte përgjuar nga gjyqtarët në rastin e akuzave se fushata e tij presidenciale në vitin 2007 ishte financuar nga ish-diktatori i Libisë, Muammar Qaddafi.Zhvillimi i fundit shihet si një goditje ndaj përpjekjeve të Sarkozisë për të hyrë në garën për presidencën në vitin 2017.ar.sh/Oranews.tv