Lazarat, arrestohet i 35-ti, mbi 62 tonë drogë e djegur. Vazot mbeten bosh
Gjirokastër- Policia ka arrestuar një tjetër person nga Lazarati i cili akuzohet për sulm me armë ndaj policisë por edhe për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.Në pranga sot ka rënë Belul Toto 26 vjeç, i shpallur në kërkim ndërsa ishte dënuar me 5 vite burg për trafik droge.Numri i të arrestuarve në Lazarat ka shkuar në 35.Ndërkaq ditën e djeshme nga kontrollet e ushtruara në banesat e Lazaratit, janë zbuluar dhe asgjesuar rreth 4 ton e 415.7 kilogramë kanabis sativa. Po ashtu janë sekuestruar edhe 24 automatikë dhe pushkë, si dhe 11903 fishekë të ndryshëm e një granatë.Nga kontrollet e ushtruara janë zbuluar dhe asgjësuar rreth 62.5 ton dhe rreth 134 mijë rrënjë kanabis sativa.Gjithashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat, Dasho Aliko.Operacioni i policisë për kontrollin e territorit me qëllim gjetjen dhe asgjesimin e lëndëve narkotike por edhe sekuestrimin e sendeve të paligjshme po shkon drejt fundit. Tashmë janë kontrolluar mbi 780 shtëpi e ambiente të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.
(Në foto: Lazarati me vazot të mbetura bosh, dikur aty kishte fidanë me bimë narkotike) REZULTATE TË OPERACIONIT NË TOTALStrukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 133.567 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe kapjen e një sasie mbi 62 ton e 515 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.Janë gjetur 5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat, janë sekuestruar dhe 14 kg e 750 gram lëndë narkotike e dyshuar çokollatë (me datë 20.06.2014 në banesën e R.Gaba në Lazarat u gjet një sasi prej rreth 13 kg, e cila pas verifikimeve rezultoi e dyshuar lëndë narkotike çokollatë dhe një tjetër sasi ishte sekuestruar në një tjetër ambient), si dhe 3 kg farë kanabis sativa, rreth 8.8 litër vaj hashashi.Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.Sasi të konsiderueshme municioni dhe armë:- 401 armë zjarri automatikë (312) dhe pushkë (89),- 25 pistoleta,- 2 snajper,- 1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, 26 mitrolozë, 1 gulinov, 4 antitank, 4 murtaja dhe 5 granatëhedhës,- 7 armë të vjetra, si dhe 27 armë gjahu, 2 pistoleta shenjëdhënëse, 1 armë pneumatike.- janë gjetur e sekuestruar 45 armë të djegura: snajper, automatikë, pushkë, pistoleta armë gjahu etj., po ashtu dhe pjesë armësh si 1 silenciator dhe 6 krëhra, si dhe 60 fishekë.- janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 221.737 fishekë të llojeve të ndryshme, 1158 kallëpë tritol, 718 granata, 360 predha granatëhedhësi e murtaje, 19 mina kundër këmbësorisë, 3539 kapsolla detonatore, 1234.8 ml fitil zjarrpërcjellës dhe një sasi tjetër fitili zjarrpërcjellës, 593 krëhra fishekësh, 29 mbushje predhash.- janë sekuestruar pjesë gulinovi 3, pjesë pushke, tyta armësh 4, nga këto 2 të djegura.- janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 37 automjete nga këto 11 mjete me armë e kanabis brenda tyre, po ashtu janë shoqëruar 17 automjete të tjera.- janë bllokuar dhe 4 mjete të djegur (2 furgonë, 1 veturë dhe 1 kamionçin).- janë sekuestruar 37 targa automjetesh.- janë sekuestruar 12 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 20 gërshërë për krasitje kanabisi, 2 pajisje për vakum ajri, 2 pajisje për filtrim uji, ventilatorë të fuqishëm, makineri për presim qesesh 1 dhe 1 peshore.- është sekuestruar 1 aparat kërkues floriri dhe 4 kasaforta.- është gjetur e sekuestruar 1 metalkërkues,- dokumenta identitetesh të ndryshme, uniforma policie.- 7 maska, 1 jelek multifunksional policie, 2 palë doreza, 1 dylbi termike, 1 dylbi optik, 1 dylbi nate, 1 dylbi i djegur.- nga kontrolli i forcave të policisë në territoret përreth banesës së një shtetasi në fshatin Kordhocë, në një tunel u gjet një sasi prej 26 milion e 480 mijë lekë të vjetër, të cilët u bllokuan me cilësinë e provës materiale.- një sasi e madhe gëzhojash- kamera vëzhgimi 5, monitor kamera 1, laptopë 2, 1 makineri për kontrollin e kartmonedhave, 1 njësi kompjuteri, 1 dvr,- radio transmetuese 7, karikues radio 1, pajisje për shpërthim 3,- e një sërë materialesh të tjera.Krahas sa më sipër në një kazino në qendër Lazarat janë gjetur e sekuestruar dhe:- 19 makineta lojra fati- 1 rulet lojëra fati- 2 tavolina-fusha lojra fati- 2 kasaforta- 9 bateri për makinetat e lojrave të fatitËshtë ushtruar kontroll në territoret e mbi 787 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.