Ambulantët nuk paguajnë asnjë lloj takse, zbatohen dy tipe standartesh për tregëtarët e Lezhës

Lezhë-Ndonëse tregtarët e tregut të lirë në Lezhë u perballën me tatimoret dhe policinë pasi kërkohej formalizimi i tyre, të tjerë vazhdojnë aktivitetin të pashqetësuar nga askush.Vetem një rrugë 8 metra e gjerë ndan tregtarët e ligjshem nga ata që nuk figurojnë askund.Ambulantët pavarësisht se tregëtojnë në kushte jashtë çdo standarti kjo nuk përbën asnjë shqetësim për institucionet vendore.Tregtarët tashmë të regjistruar pranë zyrës së Tatim Taksave deklarojnë se po favorizohet konkurrenca e pandershme.Pranë tregut, në rrugë dhe kudo që ka pak hapësirë veprojne tregtarë të paregjistruar. Ky është standarti ndryshe, i njohur dhe i pranuar jozyrtarisht edhe nga institucionet, të cilat me mosreagim shndërrohen në favorizuese të këtij fenomeni.