Mbreti Felipe VI i Spanjës, vizita e parë në Katalonia
Spanjë- Vetëm një javë pasi u betua dhe mori fronin e ri të Spanjës, Mbreti Felipe VI, ka vizituar rajonin më të ndjeshëm politikisht të vendit, Kataloninë.Në fjalimin e tij të parë si monarku më i ri i vendit, Felipe foli për lëvizjet separatiste që në Spanjë po rriten gjithnjë e më shumë dhe për dëshirën e tij për të nxitur edhe ne qarqet politike, dialogun dhe inkurajimin për bashkim kombëtar."Dua ta bëj mbretërimin tim edhe më të dukshëm për këtë rajon, për të transmetuar drejtpërdrejt mesazhin për respect, mirëkuptim dhe bashkëjetesë. Katalonia është pjesë e pandarë, e monarkisë sonë parlamentare" tha Felipe.Mes rajonit të Katalonisë dhe rajoneve të tjera si Madridi, ka patur ndarje dhe përçarje të thella dhe kjo për shkak të çështjeve të tilla si trajtimi I korrupsionit dhe mungesa e transparencës. Katalonia pritet të mbajë një referendum për statusin e saj në muajin nëntor.Ndërkaq në përpjekje për të mbrojtur familjen mbretërore, parlamenti në Spanjë ka miratuar dhe votuar unanimisht, një ligj që mbron ish mbretin Juan Carlos nga paditë që mund të ngrihen ndaj tij nga Gjykata Kriminale dhe Civile në Spanjë.Po sipas mediave spanjolle, një mashkull nga Spanja, Alberto Sola Jimenez dhe një vajzë nga Belgjika, , Ingrid Jeanne Satiau, deklarojnë se janë fëmijët e ish mbretit ndaj dhe kërkojnë të përfshihen në familjen mbretërore.Sipas legjislacionit të ri, ish-mbreti Juan Carlos, mund të përgjigjet vetëm në Gjykatën e Lartë, nëse një gjë e tillë do ti kërkohet. Mbrojtje e tillë ligjore i sigurohet sipas ligjit të ri çdo punonjësi të lartë të administratës shtetërore apo politikanëve.