Tirana kampione për grupmoshën U13, Yldon Ndroqi vulos golin e fitores

Tiranë- Tirana është shpallur kampione për grupmoshën U13 në finalen e kupës së kampionëve për U13 përballë ekipit të Laprakës. Bardheblutë e vegjël kanë zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, duke arritur të eleminojnë një e nga një rivalët, për të mbërritur te finalja e madhe e ditës së enjte.(Në foto: Goli i shënuar nga Yldon Ndroqi)Screenshot_18Trajneri, Irfan Bujari, me djemtë e tij ngritën lart emrin kampion të Tiranës, por mbi të gjitha ndeshja ndaj Laprakës tregoi cilësitë e talenteve të Tiranës.Futbollisti më i mirë i Tiranës, Yldon Ndroqi, shënoi një supër gol, i cili ishte vendimtar në këtë finale që i dha titullin kampion Tiranës. Goli i Ndroqit u shpall edhe më i miri i sezonit. Në fund Tirana arriti të shpallet kampione e Shqipërisë për grupmoshat U13.