I shembet shtëpia, "lulëzon" pallati, qytetarja në gjyq për të marrë pronën

Mund të duket e çuditshme, por ndodh në Shqipëri të kesh një shtëpi tënden dhe një mëngjes të bukur të ta zotërojnë të tjerët. Ky është rasti i Çiljeta Hoxhës, që në fakt jeta nuk është se i ka buzëqeshur. Bijë e një familje të përndjekurish, e lindur në qelitë e egra të burgjeve komuniste, me hyrjen e demokracisë, ju drejtua Greqisë për një jetë më të mirë.Pas la një shtëpi në zonën “Ali Demi”, dikur pronë shtetërore, por që në ’96 aplikoi për privatizim. Pasi kthehet nga Greqia në 2006, shtëpia i ishte konfiskuar nga Kujtim Maçi,me pretendimin se është pronë e tij. Ky i fundit u’a ka shitur dy përsonave të tjerë, dhe këta më pas ja kanë dhënë pronën një shoqërie ndërtimi, ku në këtë pronë më pas është ndërtuar një pallat 6 katësh.Për më tepër ndiqni denoncimin e zonjës Çiljeta Hoxha në “Alarm”“Unë quhen Çiljeta Hoxha, kam qënë banorë e shtëpisë ku është ndërtuar pallati. Një shtëpi e privatizuar në ’96 prej meje, dhe unë kam qënë emigrante prej 20 vjetësh në Greqi. Shtëpia është e kaluar në hipotekë si privatizim. Unë rrjedh nga një familje e persekutuar, e lindur në qeli të burgut dhe është e vetmja shtëpi ku jetonim dhe unë prisja prindërit e mij të dilnin nga burgu.Në demokraci sot , këtë shtëpi na e kanë marrë. Në 2006 kanë filluar të ndërtojnë, ndërkohë që unë bëja apel të gjithë institucioneve për ndihmë që të ndërpritet pallati, sepse unë kam qënë në proçedurë gjyqësore. Njerëzit që ndërtojnë sigurisht janë të fuqishëm , fshihen njerëz të fuqishëm mbrapa këtij pallati, nuk hapin dyert asnjëri të më dëgjojë problemin tim.Këto proçedura u ndodhën pa bërë unë përpjekje, u kaluan në hipotekë dhe na dalin pronarët e parë, siç thuhet tani, me mbiemrin Maçi. Që na komfirmohet se Fatmir Maçi paska qënë kryetar i Kthimit të Pronave, dhe ku ka gjetur ara të “qërruara” si puna e tokës time dhe shtëpisë time, i kanë kthyer në pronën e tyre. Kanë qënë në instancat shtetërore dhe kanë punuar për veten e tyre.Me pak fjalë, këta ja kanë shitur dy përsonave të tjerë, njëri quhet Idriz Haxhiaj dhe tjetri quhet Bujar Kadriu , dhe këta të dy në instanca të larta kanë punuar, të paktën në kohën e Partisë Demokratike. Kur njëri prej tyre pretendon se është nipi i një të madhi , të cilit unë nuk do t’ja zë emrin. Këta përsona e kanë ndërtuar dhe ja kanë dhënë shoqërisë “EMI SH.p.k”, ndërtuesi i këtij pallati është kryetari i PAD-së.Jemi ulur dhe kemi biseduar, që ta marrim vesh qetë dhe bukur që unë të marr një hyrje, dhe të mos ekzagjerohen gjërat, të mos lakohen emrat, ai deri diku ka qënë dakort, por thotë që nuk janë dakort pjestarët e tjerë. Topi lëviz, shkon dorë më dorë dhe unë ngelem jashtë. Unë jetoj me qera. Gjithë ky pallat ka vend dhe për mua këtu, ose të më kompensojë qeveria, të ma japë diku tjetër, siç ua ka dhënë të gjithë shqiptarëve të tjerë në privatizim.Kam bërë një proçes gjyqësor, gjatë kohës që kam qënë në Greqi kam besuar një avokat, dhe aty më është konfirmuar që “do ta ndjekim ne çështjen, mos u mërzit, një hyrje ti do ta marrësh pa problem”. Herë mbas here me avokatin kam pasur kontakte, më ka siguruar “ti shtëpinë do ta marrësh pa problem, mos pretendo për shumë gjëra, por një hyrje ne do ta rregullojmë”. Dhe përfundimi, ose është i frikësuar, ose është i paguar mirë.Këto 3 vjet që jam në Shqipëri, ju vura mbrapa vetë dhe kam marrë vërtetimet, dhe vërtetimet tregojnë se avokati im nuk është paraqitur në asnjë seancë gjyqësore. Ma kanë rrëmbyer, pastaj nuk flasim vetëm për pallatin, flasim dhe për gjendjen morale, me janë vjellur të gjitha fotografitë e nënës time, nuk kam ku ta qaj”-shprehet denoncuesja.Abazaj: Kam insistuar për të arritur negociata mes dy palëvePër ta ndjekur çeshtjen më tej për të gjetur një zgjidhje “Alarm” me kameran e tij ka trokitur në zyrën e sipërmarrësit të pallatit, Eduart Abazaj, i cili ka shpjeguar se si ka kaluar prona tek ai nga dy pronarët e tokës. Gjithashtu Abazaj u shpreh se ka bërë një sërë tratativash për të ndihmuar zonjën që të shperblehej nga pronarët ekzistent të pronës, por nuk kanë qënë rezultative, pasi prona ka kaluar me pas në proçes gjyqësor.“Ka një fakt se unë njihem me këtë problem prej kohësh, madje pasi jam njohur me problemin, kam përafruar dhe shpeshtuar kontaktet me zonjën Çiljeta, jo vetëm drejtëpërdrejt, por edhe me palën e cila kishte titull pronësie, kam negociuar për të bërë një zgjidhje sa më të mirë mes tyre, për sa kohë që dhe ata m’u paraqitën si të interesuar që të bëjnë negociata mes palëve.Në një nga këto kontaktet, tek minibashkia nr. 1, pasi kisha çuar dosjen për tu freskuar, apo për të shprehur mendimin e tyre, pas disa vonesave që unë mendoja se ishin të pajustifikueshme, u ngrit dhe një pretendim nga zonja kryetare e asaj kohe, që aty ka një problem, që është një përson tjetër i cili ka lidhje me atë pronë, madje ka lindur, banuar, etj.Unë u përpoqa ta sqaroj, sepse në lidhje me këtë pronë, dokumenti që unë disponoj nuk përfshinte asnjeri tjetër, madje ishte nga ZRPP-ja, dhe kërkova palën pronar, për të sqaruar situatën. Dhe mori rrugë një kalvar takimesh, konsultimesh, duke përfshirë dhe zonjën Çiljeta. Në kushte të tilla ndaj dhe u afrova për të gjetur zgjidhjen, se nëse do të ishin me problem unë nuk do të përfundoja kontratën me ata ose për të vajtur deri tek nisja e punimeve.Realisht u bënë disa negociata, madje palët hapën gjyq mes njëri-tjetrit. Në një moment vjen edhe një vendim i gjykatës që thotë se është pezulluar çështja. Proçesi zgjidhet atje, që ju të bëni lidhjen me pronën, unë nuk kam tagër të bëj këtë lidhje, janë institucionet e drejtësisë.Marrëveshje gojore mes palëve këta kanë bërë pa fund. E kam kërkuar dhe tek pala, që ka ndonjë detyrim ose ndonjë lidhje të asaj zonjës me pronën, dhe për të qënë i saktë unë , në marrëdhënien që duhet të vazhdojë kërkova që të zgjidhej ligjërisht. Fakti që është shoqëruar dhe me një dokument, me një vendim të gjykatës.Kush kishte tagër që të thoshte se kjo zonja është përfituese, nuk mund ta shpreh unë atë. Kur përmendi fjalën kontratë do të thotë që ka marrëveshje të cilat kanë një vijueshmëri. Ju thashë që janë bërë shumë negociata midis palëve, madje ka qënë një kërkesë e zonjës që ajo të ishte e sigurt tek pala pronar, që pjesët që do ti garantoheshin, por nuk ranë dakort ata, ishin ata pronarët nuk isha unë.Përsëri i mbetem atyre marrëdhënjeve që kam patur qoftë me Çikljetën, qoftë me palën pronarë, për të shkuar tek një zgjidhje, jo me dhimbje, por secili të marrë atë që i takon. Ky ka qënë qëndrimi im dhe mbetet përsëri konsistent edhe në momentet që flasim sot”- tha Abazaj.Biseda e plotë në "Alarm" me pronarin e truallit të pallatitPas takimit me sipërmarrësin e pallatit 6 katësh, “Alarm” ka marrë përsipër që me anë të gazetares të kryejë një bisedë më njërin nga pronarët ekzistent të traullit. Pronari i truallit është shprehur se zonnja Hoxha do ta kishte përfituar pronën , ne do ti jepnim 40 metra vetëm për të mos na vonuar.Pronari i truallit: Kemi blerë një pronë bashkë me shokun tim. E kemi blerë pa barrë. Filluam tratativat për ta dhënë për leje ndërtimi, ndërsa kësaj si çdo qytetar i lind e drejta për të pretenduar. Ti ke të drejtë ta hedhësh në gjyq, se është e drejta jote, shko, por ideja ishte për të mos na vonuar me firmën e kontratës dhe me firmën ndërtuese meqënëse neve na takon një 21% sepse aq kanë qënë përqindjet atëherë, ti ke 16 m2 vend banimi.Denoncuesja: 25 metraPronari i truallit: Pallati ishte 6 katësh edhe neve na takonte 21%, do të merrnim nga dy dhoma e një kuzhinë secili, njëqind e ca metra. Çiljeta për të mos na vonuar në gjyq, nuk e dimë se si do ti japim, por deri në 40 m2 do ti japim. Kjo nuk ra dakort, “jo dua dy dhoma e kuzhinë, i dua në moment pa filluar ndërtimi”. Ne do ti jepnim 40 metra vetëm për të mos na vonuar.Gazetarja: Me çfarë cilësie po ja jepnit, përse i pretendonte kjo edhe përse po ja jepnit?Pronari i truallit: Kjo thoshte se në këtë shtëpi jam rritur.Gazetarja: Por edhe unë mundet të them se jam rritur këtu, përse do të më jepni atëherë?Pronari i truallit: Po , ke shumë të drejtë , edhe ne u tërhoqëm sepse nuk kishim mënyrë përveç dhurimit.Gazetarja: Juve nuk jeni tërhequr, sepse juve keni bërë edhe një kontatë sipërmarrjeje, neni 850 i kodit civil, e cila pavarsisht se nuk është ligjeruar domethënë që nuk janë hedhur firmat në fund, por është bërë me porosinë tuaj. 80 m2 thotë aty, është një dokument që e ka parë edhe z. Abazaj Iicili pranoj se disa herë është përpjekur të bëjë negociata.Pronari i truallit: Sot me date …, u paraqitën para meje Ruko Sako porositësi, pronari Çiljeta, sipërmarrësi Emi…, kjo nuk është nga unë, nuk e di ku e ke marrë.Denoncuesja: Rukon nuk e njoh se kush është, ju keni dosjen e pallatit atje.Pronari i truallit: Jo, nuk është e jona kjo. Është hera e parë që e shoh.Denoncuesja: Është negociuar në tavolinë kjo.Pronari i truallit: Është hera e parë që e shoh.Denoncuesja: Z. Abazi e pranoj, por thotë që nuk bien dakort Idrizi me Kadriun.Pronari i truallit: Mos më ngatërroni me pretendimet e tij.Gazetarja: Dokumentin e privatizimit i cili është edhe në hipotekë jua vuri zonja në dispozicion?Pronari i truallit: Siç na e vuri kjo privatizimin, na e vuri shitësi hedhjen poshtë të privatizimit. Unë i pata larë borxhet atëherë u tregova dorë lëshuar por kur u vështirësua proçesi..Gazetarja: Jo, juve kishit një interes, ju dhe sipërmarrësi i pallatit, që të mbaronit pallatin, juve e pranoni apo jo?Pronari i truallit: Po, tani po.Gazetarja: Tani ju nuk keni më nevojë për Çiljetën.Pronari i truallit: Ajo më vonoj dy vite.Denoncuesja: Unë kam humbur pronën Idriz. Nuk kam marrë unë negativisht nga gjyqi, thjesht çështja është pushuar.Pronari i truallit: Rifilloje, unë jam i hapur.Gazetarja: Është mbyllur se s’janë paraqitur palët, me këtë pretendim.Pronari i truallit: Dakort, nuk e paragjykoj këtë vendim gjykate dhe kjo mund ta shfrytëzojë atë.Gazetarja: Pra, nuk ka nxjerrë të vërtetën ai vendim gjykate këtë po them, nuk është shprehur gjykata.Denoncuesja: Gjyqi do të bëhet i hapur, do të shfletohet gjithë pronësia e atij vendi fije për fije.Pronari i truallit: Le të hapet, jam i gatshëm.Gazetarja: Ajo shtëpi nuk ka egzistuar, ka qënë fantazëm?Pronari i truallit: Jo, muk ka qënë fantazëm, e kam blerë nga Kujtim Maçi, nuk ja kam blerë Çiljetës.Denoncuesja: Juve nuk keni blerë një objekt shtetëror atje.Pronari i truallit: Ju e njihnit vendimin e Agjencisë së Kthimit të Pronave?Denoncuesja: Njoh edhe Fatmir Maçin që i ka bërë të gjitha “bardh e zi”.Pronari i truallit: Mundet, mundet.Denoncuesja: Edhe gjyqi do të bëhet publikisht.Gazetarja: Ju e keni blerë nga ai?Pronari i truallit: Në 2003, pasi është pastruar e kemi blerë.Gazetarja: Po tani?Pronari i truallit: Tani ka mbaruar gjithçka.Gazetarja: Ju e arritët qëllimin tuaj.Pronari i truallit: Jo, të betohem. Tani s’kam çfarë ti jap, sepse këshu janë bërë marrëveshjet me firmën.Gazetarja: Pronari thotë që jam i gatshëm në çdo moment , për çdo gjë.Pronari i truallit: Ai i ka shitur.Gazetarja: Ai ka hyrje pa shitur, dhe është i gatshëm që nëqoftëse bie dakort zonja dhe ju..Pronari i truallit: Atëherë do të takohemi me atë.Gazetarja: Ja vlen ?Pronari i truallit: Po, ja vlen nëse ka pretendime të tilla, ja vlen.Hoxha: Do ti drejtohem proçesit gjyqësorEdhe pas tratativave të shumta të “Alarm” duke bërë të mundur takimin tre palësh të denoncueses, sipërmarrësit të pallatit dhe pronarit të truallit, sërish nuk është arritur në një zgjidhje. Denoncuesja Çiljeta Hoxha, ka shtuar më tej se çështjen do ta kalojë në proçes gjyqësor, dhe ka kërkuar që gjyqi të transmetohet publikisht.“Unë ju falenderoj që pas 23 vjetësh më hapët derën dhe më dëgjuat në rradhë të parë, dhe kjo është peshë për politikanët dhe për zyrtarët që kemi pasur deri tani nëpër zyra, që nuk më kanë dëgjuar deri më sot, të drejtën time, që është flagrante dhe ndodhet nëpër zyra.Shtëpia që më është marrë nuk e luan topi që është një shtëpi shteti, dhe është grabitur, dhe është vjedhur. Tani që jam futur kësaj punë, dhe kam 10 vjet që jam lodhur si nga ana monetare dhe si nga ana morale do ta çoj deri në fund, se nuk ka kuptim që unë ta lë.Dhe kam besim se dhe ju do të jeni në krahun tim, nëpër gjykata siç do ta ndjekim, dhe kërkoj që gjyqi të bëhet publik, të marrin pjesë edhe populli edhe kush të mundet nga zyrtarët. I vë dorën në zemër kryeministrit të shikojë emisionin, të kontrollojë dosjen, pallati ku ndodhet në rrugën “Kostaq Cipa” numër 44/1 është bërë mbi shtëpinë time, të shfletohet dosja, unë po e lajmëroj që është një pronë e vjedhur, dhe INUK-u të shkojë të shfletojë dosjen e pallatit.Nëqoftë se unë jam e gabuar do t’i kërkoj falje këtij shteti. Por nuk jam e gabuar, sepse jam në pronën time, jam 50 vjet në atë vend, e kam paguar me qera, jam me dokumenta shteti, ndodhet shtëpia akoma nëpër zyra me dokumenta shteti, e kam privatizuar, e kam paguar, kam pasur një letër në xhep dhe kam shkuar në emigracion për ta rregulluar shtëpinë, nuk kam shkuar për ta humbur.Në qoftë se Maçët kanë qënë pronarë të vërtetë, unë duhet ta kisha emrin tek të pastrehët të pakten. Gjëja më e pakët njerëzore që mund të bënin të më rregjistronin tek të pastrehët në Entin e Banesave.Ne kemi të bëjmë me një vorbull korrupsioni, me një grup hajdutësh që kanë vjedhur prona, janë ndodhur nëpër zyrat e shtetit, dhe kanë punuar për veten e tyre. E vërteta është se që nga qelia që kam lindur, që është arrestuar nëna ime, unë kam jetuar në këtë shtëpi se më ka marrë me dokumenta përsipër gjyshja ime, dhe deri sot unë jam banore e asaj adrese dhe asaj shtëpie. Dhe flasin dhe gurët e lagjes që unë jam banore e asaj shtëpie, nuk mund ta mohojë dot gjithë Ali Demi”- tha Hoxha.(Video: Emisioni i plotë "Alarm")m.p/Oranews.tv