Lazarat, ja si i dallon policia banesat që ka kontrolluar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2014, 09:45
Prej më shumë se 10 ditësh policia vijon kontrollin e banesave në Lazarat për asgjësimin jo vetëm të lëndës narkotike kanabis por edhe për të sekuestruar armë të ndryshme që gjenden nëpër shtëpi. Pasi bëjnë kontrollin e këtyre banesave policia vulos me një rreth të kuq për të mos i ngatërruar me banesat e tjera që ende nuk janë kontrolluar.