Shenasi Rama: Filloi larja e hesapeve mes banditëve - fytyra e parisë së Tiranës, këtë verë do hanë kokat
SHBA - Shenasi Rama, profesor i politikës në Universitetin e Nju Jorkut dhe një nga themeluesit e PD-së, e ka konsideruar vrasjen e bankierit Artan Santo sot si fillimin e larjes së hesapeve ndërmjet banditëve që hiqen si biznesmenë dhe pari e Tiranës."Tani po fillon larja reale e hesapeve midis banditeve qe shiten si biznesmene," - shkruan Rama në Fb. - "Kjo do te jete nje vere e nxehte sepse do te hane kokat e njeri tjetrit. Te gjithe ngushellojne, vrasesit e perdoruesit me shume se te tjeret. Kjo eshte fytyra e vertete e parise se Tiranes, nje oligarki kriminale, me mendesi katundare, qe ka ne krye delirante e vegla te pastra te krimit. Ja, e nisen njerin sot, sepse e kishin me marreveshje te heshtur qe te mos bejne sherr deri sa te marrin statusin. Tani do te nisin te lajne hesapet…. nuk ka shume pare, ka shume oreks, ka shume vrases me pagese, ka shume frike e me shume krime qe e bejne Makbethin te duket si femije shkolle. Sa te filloje se mandej nuk dihet se ku do te ndaloje...", - përfundon ai.Shinasi Rama është aktualisht profesor në Departamentin e Politikës dhe drejtor i programeve master në New York University në SHBA. Ai ka qenë bashkëthemelues i Partisë Demokratike në Shqipëri dhe një nga studentët më të angazhuar në Lëvizjen e Dhjetorit 1990. Përveç studimeve në Shqipëri, ai ka bërë masterin në South Carolina University dhe mban gradën Doktor i Shkencave Politike nga Columbia University.ar.sh/Oranews.tvMesazhi në Facebook