Tiranë, tritol në makinën e një femre në mesnatë, ishte parkuar në oborr

Tiranë - Mesnatën e shkuar, një shpërthim tritoli ka tronditur lagjen “Ali Demi”, vendosur në makinën e një femre.Policia e Tiranës ka bërë të ditur se persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi e dyshuar lëndë eksplozive në automjetin tip “Citroen”, me targë TR 1184 T, që ndodhej i parkuar në oborin e banesës në pronësi të shtetases J.H, ku si pasojë  eshpërthimit të lëndës plasëse është dëmtuar pjesërisht automjeti.Aktualisht, Policia e ka marrë rastin në hetim për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ky është rasti i dytë brenda këtij viti që eksplozivi vendoset ndaj një femre.ar.sh/Oranews.tv