Unaza e Pogradecit, gjendje të mjerueshme prej më shumë se një dekadë, reagojnë banorët
Për më shumë se një dekadë Unaza e qytetit të Pogradecit është lënë në gjendje të mjerushme. Amortizimi i saj shkakton një shqetësim të madh te banorët e zonës dhe jo vetëm.Sipas banorëve kjo rrugë është rikonstruktuar disa herë, por punimet në të kanë rezultuar të dobëta.Në një ankesë drejtuar redaksisë së “Alarm”, banorët kërkojnë reagim dhe veprim nga autoritetet përkatëse, apo dhe qeveria e tanishme.Disa nga ankesat e banorëve“Kjo ka mbi 10 vjet, kjo u bë gjatë demokracisë dhe u prish e mbeti kështu, sepse nuk vuri dorë njeri. Kjo rrugë mbeti pa shtruar”, tha një banor.“Po bën goxha, gropa gropa, uji rri këtu, nuk kalon dot këtu pa çizme, ka qenë më keq, tani në verë pluhur jashtë mase, nuk kalohet, tymi rri nëpër dritare”, tha një tjetër banor.“Kalojmë dy herë, tre herë, vetëm rrugë nuk mund t’i thuash, na bëri makinat copë, ka shumë vite, 20 vjet nuk është bërë kjo unazë. Keshtu ka qënë, bëjnë sikur e bëjnë, Unazë më të keqe se kjo nuk ka. Këtu mezi kaloj unë me veturë. Këtu kanë kaluar kamionet turke dhe janë çarë manikotat me ujë”, tha një shofer.“ Në dimër s’bëhet fjalë se mbushen pellgje me ujë”.“Kjo ka vite, pluhuri është i pranishëm sa filllon pranvera, nuk nder dot një rrobë, pluhuri të mbyt, ka që në 1991. Makinat e tonazhit të rëndë kalojnë nga e keqja dhe detyrohen të shkeli rregullat”, tha një banore.“Duhet të lahemi përditë, se po nuk u lave këtu është tmerr. Dhe ujërat e zeza dalin në rrugë. Çdo gjë mund të gjesh në këtë rrugë. Makinës duhet t’i bësh servis një herë në muaj, nuk ia vlen të dalësh me makinë”, shtoi një djalë."Alarm", edhe në 2011 në Unazën e PogradecitPor kjo nuk është hera e parë që banorët denoncojnë këtë fenomen. Në vitin 2011 kjo Unazë është trajtuar në “Alarm” dhe akoma nuk është bërë diçka për rregullimin e saj. Sipas banorëve kësaj rruge i hidhej një dorë asphalt çdo katër vjet gjatë zgjedhjeve.Sakaq, sot në qershor të 2014, “Alarm” kërkon sërish një përgjigje nga autoritetet përkatëse.Tre pyetjet e "Alarm" për Autoritetin Rrugor shqiptar“Alarm” i është drejtuar Autoritetit Rrugor Shqiptar me një kërkesë ku parashikon tre pyetje.Pse është në këtë gjendje prej shumë vitesh Unaza e qytetit Pogradec?A ka parashikuar A.R.SH ndonje projekt për këtë Unazë?A do të ndërhyj Autoriteti juaj për mirëmbajtjen e kësaj Unaze në kudaër edhe të sezonit turistik?Pas kërkesës, Gazetari Genci Angjellari sjell përgjigjen me shkrim nga Drejtori i A.Rr.Sh, Dashamir Xhika.Përgjjia me shkrim drejtuar “Alarm”“Unaza e pogradecit me gjatësi 7.8 km nuk mirëmbahet nga strukturat në varësi të Autoritetit Rrugor shqiptar. Si në shumicën e unazave të qytetit edhe në këët unazë është investuar nga A.Rr.Sh, por mirëmbajtja e saj kryhet nga strukturat e pushtetit vendor, të cilat jo vetëm duhet ta mirëmbajnë por edhe duhet ta kontrollojnë kthimin e saj në normalitet pas punimeve që janë kryer në të nga ana e subjekteve që kanë marrë leje në strukturat e pushtetit vendor. Nga A.Rr.Sh, në vitin 2000 është investuar në disa nga segmentet e dëmtuar të kësaj Unaze. Gjendja aktuale e Unazës Pogradec, paraqitet shumë e dëmtuar. Këto dëmtime kanë ardhur si pasojë e zbatimit të projekteve të rrjetit inxhinierik nëntoksor.Linjat elektoronike financuar nga KESHLinjat e telekomunikacionit financiar nga Albtelecom apo shoqëri të tjera privateZbatimi i projektit për ujësjellësin e r itë qytetitZbatimi i projektit për kanalizimet e reja të ujrave të bardha e të zeza të qytetitPër të përmirësuar gjendjen e kësaj rruge A.Rr.Sh në programin e investimeve për vitin 2014 ka programuar hartimin e projekt-zbatimit për rikonstruksionin e Unazës Pogradec që përfshihet në objektin” studim projektim aksi Qafë-Plloçë-Hyrja Pogradec dhe Unaza Pogradec”, i cili ka përfunduar dhe pritet akordimi i fondeve për realizimin e tij”.