Rezultati i zgjedhjeve, Lama: Mandatari duhet të ketë 61 vota, PDK nuk i ka
Tiranë- Rezultatet e publikuara sot nga KQZ për zgjedhjet e 8 qershorit në Kosovë rikonfirmuan PDK e Hashim Thaçit si parti fituese, por që me numrin e mandateve të siguruara nuk formon dot qeverinë.Çështjen Presidentja Jahjaga e ka dërguar në Kushtetuese për interpretim, ndërsa paraprakisht kemi një marrëveshje të tre forcave politike opozitare LDK-AAK dhe Nisma të cilën kërkojnë të marrin drejtimin e Kosovës për katër vitet e ardhshme.Alma Lama, deputete e LDK thotë se dërgimi i çështjes në Kushtetuese është i panevojshëm dhe humbje kohe. Në një intervistë në “Ora Live”, ajo deklaroi se Kushtetuta e thotë qartë se koalicionit që i ka numrat i jepet mandati për krijimin e qeverisë dhe në këtë rast sipas saj PDK nuk i ka.“Është një veprim jashtëzakonisht normal brenda lojës demokratike. Pavarësisht se PDK doli fituese në kuptimin e numrit më të madh të mandateve që arriti të fitojë sëbashku me subjekte të tjera që konkuruan në një listë. Parti të tjera u bënë bashkë për të bërë kualicionin qeveritar dhe kjo është normale në të gjithë vendet demokratike. Një subjekt politik dhe pse mund të jetë i pari nga numri i votave, në rast se nuk ka shumicën e thjeshtë nuk mund të krijojë qeverinë. Tre partitë, LDK-AAK dhe Nisma u bënë bashkë për ta krijuar qeverinë. Edhe pse kushtetuta e ka të qartë se koalicioni që i ka numrat, asaj i jepet mandati për ta bërë qeverinë. Kjo do të konsumonte vetëm kohë nëse i jepet partisë që si ka numrat për ta bërë qeverinë. Mandatari duhet ti ketë 61 vota, aktualisht PDK nuk i ka, me ndonjë partner që mund ta gjejë tek minoritetet, nuk i ka. Do ishte humbje kohe që ti kalonte një subjekti që nuk e bën dot qeverinë. Cështja ka shkuar në Kushtetuese nga Presidentja e cila thotë se nuk e ka të qartë se kujt duhet ti kalojë mandati. Nuk është e paqartë Kushtetuta, Kushtetuta është jashtëzakonisht e qartë ku thuhet që qeverinë e krijon ajo parti ose koalicion që ka numrat. Ndodh që asnjëri si ka dhe vendi shkon në zgjedhje sërish” tha ajo.Obsionin për zgjedhje të jashtëzakonshme Lame e përjashton, pasi në gjykimin e saj nuk do prodhonte rezultat dhe do të shoqërohej me një kosto financiare në dëm të buxhetit të shtetit. Sikundër edhe ideja për një qeveri teknike nuk qëndron.“Mendoj se jo. Zgjedhjet e reja nuk do prodhonin ndonjë situatë të re, përvecse do të harxhonin buxhetin e shtetit edhe sëpaku për 6.5 mln euro. Natyrisht LDK e ka alternativën që nëqoftëse ky është obsioni i fundit ne do shkojmë me koalacion të përbashkët parazgjedhor dhe pastaj është shumë e qartë se kush është partia dhe koalicioni fitues. Unë mendoj se nuk është e nevojshme, u bënë disa palë zgjedhje që zhvillojmë vetëm gjatë këtij viti kështuqë është një lodhje e tepërt mendoj që do prodhojë të njëjtin rezultat në fund.Jo nuk është. Analistët politikë mund të hedhin në skenë obsione të ndryshme. Nuk ka nevojë të tillë, partitë që janë me ne në koalicion mund ta krijojnë qeverinë. Kjo do të ndodhte në një situatë të jashtëzonshme kur asnjëra palë s’do mund të krijonte qeverinë. Nuk mendojmë që duhet të hymë në koalcion me PDK për shkak se nuk pajtohemi me mënyrën e qeverisjes së saj në 8 vite, mos flasim për abuzimet, nivelin e lartë të korrupsionit,izolimin e vendit, dështimet, të gjitha këto ne duam ti ndryshojmë dhe s’mund ta bëjmë duke qenë në koalicion me atë që i ka shkaktuar problemet”.Ndërkombëtarët gabuan në vlerësim, pati parregullësiMendoj që në përgjithësi ka shkuar mirë procesi zgjedhor, të gjithë ata që dhanë një vlerësim menjëherë mendoj se janë ngutur pak. Pasi fakt është që rreth 1/5 e kutive të votimit u gjet në parregullësi dhe manipulime, KQZ rinumëroi votat për shkak të atyre manipulimeve që kanë ndodhur me procesverbalet. Shpresoj që manipulime të mos ketë patur dhe brenda kutive të votimit. Madje kam kritikuar dhe ambasadorët e huaj dhe monitoruesit ndërkombëtar që u ngutën me vlerësimin paraprak. Pasi vlerësimi përfundimtar do dalë pas disa ditësh. Në përgjithësi është i mire, por parregullësi ka pasur. Shto dhe faktin se ende nuk kemi një rezultat të zgjedhjeve që flet për një zvarritje të madhe, prej 8 qershorit rezultati duhet të kishte dalë. Kam shprehur shqetësimin se sa më shumë zvarritet rezultati për kandidatët, mundësia e manipulimit është më e madhe. Frika e manipullimit është mes kandidatëve, sepse pak a shumë komisionerët këtu kanë abuzuar edhe në zgjedhjet e kaluara prandaj dhe qëllon pezull kjo frikë.Manipulime me procerverbalet. Absurdi, kandidati më i votuar se partiaAjo çfarë ka ndodhur ka ndodhur atë natë që është bërë numërimi i votave nëpër vendvotime, komisionerët që numërojnë votata e subjekteve politike dhe kandidatëve ka ndodhur që kanë plotësuar procesverbale me numër të ndryshëm votash për kandidatët nga ajo që ka pasur vërtet në realitet. Kanë marrë votat e një kandidati dhe ja kanë veshur një kandidati tjetër. Ka raste kur ka më shumë vota kandidati se vetë partia, sistemi në Kosovë është i tillë që fillimisht votohet subjekti politik dhe pastaj secili votues ka të drejtë të votojë 5 kandidatë. Në asnjë rast nuk mund të ndodhë që kandidati të ketë vota më shumë se partia, mund të ndodh e kundërta, secili votues mund të votojë deri në 5 kandidatë por nuk është i detyruar, mund të votojë, një , mund dhe asnjë dhe vota i shkon subjektit. Ajo që ka ndodhur në bazë të raportimeve ka ndodhur se në disa vendvotime janë gjetur psh për një subject politik një votë, por kandidati ka pasur 130 vota, këto janë manipulime. Në raste të tilla sipas KQZ, sistemi nuk i pranon dhe të gjitha kutitë janë çuar në rinumërim, nuk meren parasysh procesverbalet.Nuk ekziston mundësia që të jetë i njëjti rezultat pas rinumërimit, vetëm në rast se janë mbushur kutitë dhe ato nuk merren parasysh.Manipulimet kryesisht me votat e kandidatëveKosova ende nuk e ka krijuar kulturën demokratike të krahasuar me vendet e tjera të BE, ku vota nuk preket. Edhe në rast se nuk është prekur, çfarë nuk ka ndodhur , është prekur vota për shkak se 450 kuti janë në rinumërim, gati 1/5, ekziston frika dhe paragjykimi për shkak të një eksperience të mëparshme ku ka pasur vjedhje të votave në mënyrë industriale. Secili nga kandidatët ndihet i rrezikuar, asnjëherë i sigurt se me të vërtetët votat që do prezantohen në fund janë votat reale të votuesve. Unë personalisht nuk ndihem e sigurt se kam marrë këtë numër votash. Kjo është mungesa tek sistemi dhe kjo jo vetëm për faj të KQZ, në radhë të parë është i subjekteve politike, janë ata që i vendosin dhe emërojnë komisionerët.Për shkak të vjedhjes së madhe të votave në 2010 ka pasur ndëshkim të komisonerëve, disa janë në hetim, janë gjykuar, janë dënuar, ka pasur dhe një lloj ndërgjegjësimi se kushdo që prek votën do përballet me drejtësinë dhe shpresoj që kjo të ketë funksionuar. Por nga ajo që shohim është e qartë se të paktën në 450 kuti kjo nuk ka funksionuar.Me Presidentin, LDK ndihmoi Kosovën, jo PDKJo, LDK nuk ka ndihmuar PDK për rastin e Presidentit por Kosovën, duke mos çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Është sjellje e përgjegjshme institucionale për të zgjidhur një krizë. Situata ka qenë jashtëzakonisht e rëndë, buxheti i pamiratuar.