I shtrenjti ynë Saimir!
I shtrenjti ynë Saimir! E kam me ty, o ministër i brendshëm. Dhe të them "i shtrenjtë" jo se ke ndonjë vlerë shpirtërore për mua, por një kosto goxha të madhe për shpatullat tona.Se kështu si është katandisur rendi, ne e paguajmë çdo ditë e më shtrenjtë me para, e hera -herës edhe me jetë.Por nuk është ky motivi që po të shkruaj. Desha të të vë në dijeni se , në çdo foto që kanë kapur kamerat motorrin me dy vrasësit e të ndjerit Santo, duket nga një polic qarkullimi që bën sehir.Më lejo të të informoj se në Bllok e bulevard gjen më shumë policë se në çdo rrugë a rrugicë tjetër.Por këta, o i shtrenjti ynë, aty rrijnë më së shumti për t'ju siguruar kalimin sa më të lirë e të qetë Juve, udhëheqësve tanë dhe jo për të disiplinuar trafikun. Ndaj dhe motorri u ka kaluar ndënë hundë e ata kanë bërë vetëm sehir.Postim në facebook i Armir Shkurtit u be më 26 qershor 2014 pak orë pas atentatit ku mbeti i vrarë biznesmeni i njohur Artan Santo. Krimi ndodhi në zonën e Ish-Bllokut.(Ne foto:Autoret e vrasjes duke ikur me motor pak minuta pas krimit)