Ekzekutimi i Artan Santos, vrasësit me pagesë dyshohet se janë nga veriu
Tirane- Një ditë pas vrasjes së Artan Santos, bankierit dhe biznesmenit të njohur hetimet për gjetjen e autorëve, duket se kanë mbetur në vend, pasi nuk janë zbardhur detaje të vlefshme gjatë kësaj kohe.[poll id="20"]Nga policia e Tiranës përveç njoftimit ditën e ngjarjes ku thuhej se bankieri i njohur ishte vrarë me armë zjarri, nuk ka patur reagime të tjera se në çfarë faze ndodhen hetimet.E njëta situatë është dhe në Prokurorinë e kryeqytetit, ku grupi hetimor i përbërë nga 3 prokurorë si dhe drejtues të prokurorisë, nuk pranojnë të japin komente për hetimet.Disa detaje janë mundur të zbardhen nga hetimi ku është shoqëruar një numër rekord personash nga policia e Tiranës, Fushë-Krujës dhe Lezhës. Burime policore bëjnë me dije se janë shoqëruar si individë që kanë dijeni për ngjarje mbi 80 persona.Të njëjtat burime saktësojnë se nga gjithë këta persona nuk ka asnjë të arrestuar dhe dyshuar për vrasjen e bankierit.Nga policia e shtetit saktësohet se ka dyshime të forta se vrasësit me pagesë të jenë nga Veriu i Shqipërisë, por pa e specifikuar zonën saktësisht.4 persona janë shoqëruar në Fushë-Krujë dhe Lezhë dhe më pas janë lënë të lirë nga policia, pasi nuk janë gjetur fakte të cilat mund t'i inkriminojnë ata.Takimet ne prokurorinë e Tiranës ,drejtori policie kanë qënë intensive gjatë ditës së premte.Gjatë paradites në policine e kryeqytetit është zhvilluar një takim mes drejtorin të përgjithsëm të policisë Artan Didi atij të tiranës Ardian Cipa dhe drejtuesit të prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha.Më pas në prokurorinë Tiranës ka patur një takim mes drejtuesve te akuzës së kryeqytetit me nën Drejtorin e Policisë Tiranë dhe disa shefa krimesh.Nuk është mundur të zbardhen asnjë detaj nga takimi dhe pistat mbi të cilat po heton grupi hetimor.Mësohet se prokurorët kanë kërkuar sekuestrimin e të gjitha kamerave të sigurisë nga shtëpia e Artan Santos, deri në zonën e liqenit të thatë, aty ku është parë për herë të fundit motorri me dy atentatorët.Me rëndësi për hetimin do të jetë dhe marrja në pyetje familjarëve dhe të afërmë të Artan Santos, për të konfirmuar neës ai u shfqur shqetësime lidhur me profesionin e tij,pistë kryesore që ka grupi hetimor.Vështirësia për të shkuar tek autorët shtohet, pasi në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhoje dhe dyshohet se pistoleta të ketë qënë me mulli.Takimet intensive polici-prokurori gjatë të premtes dhe kerkesa që i është bërë shërbimit informative për të ndihmuar në hetim, shpresohet të ngrihen pistat e duhura dhe të shkohet në arrestimin e autorëve.Ende nuk ka asnjë gjurmë të ekzekutorëve të biznesmenit të njohur bashkëpronar dhe drejtori i bankës "Credins" dhe bashkëpronar i medias “Focus group” dhe televizionit Skan.Ndërkohë janë sekuestruar dhe po studiohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë të cilat kanë fokusuar momentin e vrasjes.Ora 10: 11 Merren në pyetje Kreshnik e Bledar Tushaj, emrat e tyre dolën gjatë hetimeveDy persona janë marrë në pyetje pasi dyshohet se mund të kenë dijeni për motorin, me të cilin u krye atenati ndaj biznesmenit Santo. Emrat e Kreshnik dhe Bledar Tushajt kanë dalë nga marrja në pyetje pronarit të motorit por dhe servisit të cilët janë të ndalaur prej ditës së djeshme. Gazetari i Ora News Xhevahir Zhabina informon se 2 personat janë marrë në pyetje që prej orëve të para të mëngjesit.Didi mbledh drejtuesit e policisëOra 09:20 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi dhe nëndrejtori i policisë Sokol Bizhga ndodhen në drejtorinë e policisë së Tiranës për tu njohur me vijimin e hetimeve mbi vrasjen e biznesmenit Artan Santo. Deri tani policia nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e biznesmenit Santo, por janë shoqëruar rreth 20 persona. Shoqërimet janë në cilësinë e dëshmitarëve apo personave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes.Vrasja në mes të bllokut Vrasja mafioze e mirëorganizuar u krye mëngjesin e djeshëm në orën 09:15 dje në zemër të Tiranës nga dy persona me kokore dhe të veshur me xhup të zi.Megjithë kërkimet të cilat vijuan deri në Fushë Krujë ende nuk ka asnjë të arrestuar.Policia ka vënë në dispozicion 100 mijë euro për çdo informacion që do ndihmonte në arrestimin e autorëve, Prokuroria ka ngritur një grup të posaçëm hetimor.Deri tani janë ndaluar pronari i motorit por edhe pronari i një servisi ndërsa janë ngritur një sërë pistash hetimi.Asnjë gëzhojë në vendngjarje, arma me mulliSipas Policisë dhe Prokurorisë dyshoshet se arma e përdorur nga autorët e atentatit ka qenë një revolver me mulli, i cili kryen shkrepjet pa nxjerrë jashtë gëzhojat e plumbave. Në këtë mënyrë të vetmet prova të sekuestruara nga grupi i hetimit kanë qenë dy predhat e plumbit që janë nxjerrë nga trupi i biznesmenit Artan Santo.Skema e lëvizjes së vrasësve Nga hetimet mësohet se autorët janë parë të lëvizin me motor gjatë mëngjesit në pritje të daljes së tij nga shtëpia.Fotot e vëna në dispozicion nga kamerat e sigurisë kanë regjistruar autorët që ndjekin makinën në rrugën përkrah godinës së Radio Televizionit Shqiptar, për të dalë më pas përpara tij dhe Ambasadës Italiane. Më pas automjeti është drejtuar në rrugën përpara zyrave të Kuvendit të Shqipërisë për të shkuar në hyrje të ish-Bllokut, ku ndodheshin dhe zyrat e bankës së tij dhe ku u krye edhe ekzekutimi.Fotoja e marrë nga kamerat e sigurisë në kryqëzimin përpara Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit tregon se si makina ndiqej hap pas hapi nga motori me dy personat.Dëshmitarë okular të ngjarjes sqaruan se dy personat me mjetin pa targa kanë bërë xhiro në zonën e ish- Bllokut, për më shumë se 30 minuta deri në momentin e daljes së Santos nga shtëpia.Më pas ata e kanë ndjekur me motor deri tek banka. Ka qënë pikërisht dalja e 58 vjecarit nga makina kur dy personat kanë qëlluar mbi automjetin e pronarit të Bankës Credins dhe pronarë dhe aksioner në disa media në vend. Santo është munduar që tu shpëtojë plumbave,duke tentuar të hyjë në bankën e tij, por në këtë kohë ai është goditur edhe 5 herë të tjera, duke gjetur vdekjen vetëm pak metra larg hyrjes së biznesit që ai drejtonte prej vitesh.E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së bankës ka zgjatur vetëm pak sekonda. Më pas personat janë larguar me shpejtësi në drejtim të Librit Universitar, ku është kapur në kryqëzimin mes kësaj librarie dhe Presidencës nga kamerat e sigurisë.Pasi kanë kaluar përmes zonës së banuar në zonën e liqenit, autorët më pas kanë humbur çdo gjurmë.Fotot 1, 2, 3, 4 tregojnë lëvizjen e makinës së Santos dhe ndjekjen e motorit, më pas vrasja dhe ikja e kriminelëve 

[caption id="attachment_298878" align="alignnone" width="655"]
autoret e vrasjes[/caption]