Peleshi: Çlirimi i Atdheut, Qeveria do të restaurojë 36 varreza dëshmorësh

Tiranë – Qeveria shqiptare do të restaurojë 36 varreza të dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare në të gjithë vendin, në kuadrin e festimeve të 70-vjetorit të Çlirimit të Atdheut. 200 milionë dollarë janë planifikuar për këtë restaurim, krahas organizimit të disa aktiviteve të tjera në Tiranë dhe në rrethe.Gjithashtu, do të emetohen seritë e 70-vjetorit të pullave postare; katalogu i monedhës shqiptare 1917-2014; emetimi i serisë së monedhave përkujtimore të 70-vjetorit të çlirimit; krijimi dhe prodhimi i medaljes së 70-vjetorit të çlirimit për t’iu shpërndarë veteranëve të luftës etj.Këto i ka bërë të ditura sot, Zv.Kryeministri Niko Peleshi, i thirrur sot në Kuvend nga LSI-ja për të dhënë informacion se çfarë është duke u bërë me organizimin e 70-vjetorit të LANÇ-it.Zëvendëskryeministri Peleshi tha se është ngritur një Komisioni Shtetëror, i cili ka në përbërjen e tij 9 anëtarë të kabinetit qeveritar si dhe këshilltarët e Kryeministrit, Sandër Lleshi dhe Artan Lame.Menjëherë pas krijimit të komisionit, u ngritën dhe komisionet vendore në 12 qarqe, të cilat drejtohen nga prefektët në koordinim me komisionin shtetëror.“Një pjesë e madhe e aktiviteteve janë ato që jemi mësuar të shohim tradicionalisht. Pra aktivitete përkujtimore të çlirimit të qyteteve të ndryshme apo dhe data të tjera me rëndësi”, tha Peleshi, duke shtuar:“Kemi gjykuar se do të ishte e pafalshme nëse do të lejonim që për brezin e ri, për brezat e fëmijëve tanë, apo të rinjve, 29 nëntori dhe vetë Lufta Nacional Çlirimtare të kthehet veçse në një ditë feste në kalendar. Pra synimi ka qenë për të rritur dhe ripërtërirë tek këta mesazhin tradicional të asaj lufte, për të përcjellë mesazhin idealizmit, dëshirës për paqe dhe liri që e udhëhoqi atë, të cilat janë vlera të domosdoshme për një integrim të vërtetë në Europë”, tha ai.Zv.Kryeministri tha se qeveria do të mbështesë edhe organizimet që do të realizohen nga shoqatat e veteranëve si dhe nga komisionet vendore e ngritura për këtë qëllim, ndërsa garantoi se qeveria do të marrë të gjitha masat për të festuar me dinjitet 70 vjetorin e Çlirimit të vendit.ar.sh/Oranews.tvIMG_3378 (Në foto: Sot në Kuvend)