Lezhë, Koka nis ndërtimin e shëtitores buzë Drinit me 4 mijë pemë dekorative
Lezhë - Bregu i lumit Drin në qytetin e Lezhës do të ketë një pamje tjetër. Në një gjatësi prej 2 kilometrash që përshkon thuajse të gjithë qytetin do të ndërtohet shetitorja, e cila do të jetë e gjelberuar,me ndriçim dhe stola pushimi. Për të prezantuar nisjen e punimeve, atje ishte i pranishëm Ministri i Mjedisit Lefter Koka."Investimi i sotëm,”- tha ministri, - “konsiston në rehabilitimin dhe gjelbërimin e një aksi prej 2 kilometrash, që është buzë Drinit, i cili do të transformohet në një shëtitore, në një zonë atraktive për qytetarët e Lezhës. Tashmë Lezha është kthyer në një kantier ndërtimi.Ajo që është për t'u evidentuar në qytetin e Lezhës, në fakt që vlen të cilësohet, është qytetaria që kanë qytetarët e saj,” - tha Koka.Në shëtitoren e re të Lezhës parashikohet të mbillen rreth 4 mijë pemë dekorative dhe me ngjyra, do të vendoset ndriçimi si dhe do të përshkohet nga një pedonale nga ura e vjeter dhe deri në dalje të qytetit.
ar.sh/Oranews.tv