Vrasja e kandidatit të PDK-së, Haradinaj:Të zbulohen ata që kryen këtë akt të shëmtuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2014, 11:55
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, vrasjen e Elvis Pistës e ka vlerësuar si një akt tragjik, duke ftuar kështu organet e rendit dhe të drejtësisë që të jenë ekspeditive, t’i zbulojnë dhe t’ua japin dënimin e merituar autorëve që kryen këtë akt siç e quan ai të shëmtuar e të ultë.Haradinaj, me këtë rast në emrin e tij personal, të kolegëve dhe anëtarësisë së gjerë të Aleancës, në këto momente të rënda pikëllimi ia përcjellë ngushëllimet më të thella familjes Pista, qytetarëve të Rahovecit, kolegëve e bashkëveprimtarëve të Elvisit, Partisë Demokratike të Kosovës dhe të gjithë të pikëlluarve të tjerë.Marrë ngaKosovaPress