PDK mund ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme

Kosovë-Partia Demokratike e Kosovës do të mundohet të gjejë me çdo kusht mënyrën për të mos e lënë koalicionin LDK-AAK-Nisma të themelojë qeverinë e re. Sipas analistëve, PDK-ja do të përdorë të gjitha mundësitë deri në dërgimin e vendit në zgjedhje.Kontrabandimi apo blerja e deputetëve me para, është një prej opsioneve të cilin mund ta ndërmarrë PDK-ja me qëllim që t`i krijoj numrat për të mos e lëshuar pushtetin.Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova thotë se gjithmonë ka pasur tendenca të tilla nga ana e PDK-së, mirëpo beson se kësaj radhe përfaqësuesit e LDK-së do t`i bartin politikat e saj dhe nuk do të ketë lëkundje.“Unë nuk dyshoj që bënë prova të tilla dhe këto kanë ndodhur gjithmonë. Mirëpo kemi pasur raste edhe kur tanët kanë kaluar në radhët e subjekteve të tjera politike por asnjëherë nuk kanë pasur sukses. Por unë e di dhe kësaj radhe besoj shumë që LDK-ja do të jetë me të gjithë kandidatët e saj apo deputetët e ardhshëm saj në parlamentin e Kosovës. Do të jenë përfaqësues jo vetëm të popullit por edhe të LDK-së, kryesisë së LDK-së dhe do t`i bartin politikat që ia ka parashutuar vetes Lidhja Demokratike dhe besoj se ata nuk do të dalin nëpër subjekte të tjera”, thekson Rugova.Marrë nga Bota Sot