Vrasja e kandidatit të PDK-së, Jahjaga: Ata që kryen vrasjen duhet të sillen para drejtësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2014, 14:13
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e dënon vrasjen e kandidatit për deputet të PDK-së, në zgjedhjet e përgjithshme, Elvis Pista.Presidentja Jahjaga në emër të institucioneve, të qytetarëve dhe në emrin e saj personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Pista për humbjen e njeriut më të dashur të saj.Ajo thekson se aktet e këtilla cenojnë rendin dhe sundimin e ligjit.Jahjaga kërkon nga organet e ndjekjes kapjen e autorëve të vrasjes dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.Marrë nga GazetaEkspress