Reagimet e politikanëve për vrasjen e kandidatit të PDK, Elvis Pista

Pas ngushëllimit  të kryeministrit Thaci për vrasjen e kandidatit për deputet të PDK-së, Elvis Pista, reagon edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.Ai tha se e ka tronditur vrasja e Elvis Pistës, duke e vlerësuar kështu si një ngjarje makabre, aktin kriminal të vrasjes së Pistës.Ai ka theksuar se autorët e këtij akti kriminal dhe të shëmtuar do marrin dënimin e merituar.“Ngushllimet e mija për familjen, shokët dhe bashkëveprimtarët”, ka shkruar ai në Facebook.