Gratë e Gjirokastrës në “protestë”: Policia na la pa punë duke ndërhyrë në Lazarat

Gjirokastër- “Nga një anë ishte mire, por dhe nga një anë…..Tani jo aq sa u bënë ata, që u hapën shumë edhe nga jashtë edhe brenda fshatit, kultivimi. Por dhe nga një anë kemi mbetur pa punë, jemi dhe pa punë, ku të shkojmë?”Pamundësia për të gjetur një punë që të mbajnë familjen e ka detyruar këtë zonjë dhe nënë gjirokastrite që të jetë një nga qindra të punësuarat sezonale të trafikantëve të drogës në Lazarat.“Ne punonim që nga shtatori deri në shkurt. Paguheshim nga 10-15-20, varet si është pazari i tyre. Na bën dëm jo vetëm ne si qytet, por nga tëra anët e Shqipërisë. Kishte punëtorë edhe nga Tirana, Durrësi, Elbasani, nga tëra anët. Lazarati mblidhte gjithë Shqipërinë” deklaron ajo.Policia vijon te jetë prezente në Lazarat, në ditën e 12 të aksionit kundër trafikut të narkotikëve apo veprimeve të tjera të paligjshme që kishin vënë njollë në fshatin simbol të drogës.