Shqipëria merr statusin, Venizelos: Mesazh bashkëpunimi për miqtë tanë
Greqia e vlerëson statusin e kandidatit për Shqipërinë si mesazh bashkëpunimi. Në një deklaratë për gazetarët ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos nënvizoi se ky vendim është shumë i rëndësishëm, pasi stabilizon Ballkanin Perëndimor, ndërsa promovon marrëdhëniet Greqi-Shqipëri.Duke i konsideruar shqiptarët si miq, Venizelos kujton se duhet t'i referohemi kuadrit ligjor dhe institucional, që janë kriteret e Kopenhagenit."Sot Këshilli vendosi t'i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse stabilizon Ballkanin perëndimor, promovon marrëdhëniet Greqi-Shqipëri, e cila e ka kuptuar se sa i madh ka qenë kontributi i presidencës greke. I dërgojmë një mesazh miqësie, bashkëpunimi, Shqipërisë, qeverisë shqiptare, sistemit politik shqiptar. Jemi të sigurt se miqtë tanë shqiptarë e kuptojnë se ekziston një kuadër referimi, institucional dhe politik. Ky kuadër janë kriteret e Kopenhagenit, respektimi i vlerave europiane, i të drejtës ndërkombëtare përfshi marrëveshjen e detit, respekti i parimeve të fqinjësisë së mirë. Ky është mesazhi i përbashkët i 28 vendeve anëtare të BE dhe i Komisionit Europian. Besoj se dhënia e statusit do të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë me qëllim që në një moment, sa më shpejt që të jetë e mundur, të fillojnë edhe negociatat për anëtarësim", ka përfunduar Venizelos deklaratën e tij.Këshilli i çështjeve të përgjithshme të BE, që drejtohet nga presidenca greke, dhe u kryesua nga ministri i jashtëm Evangelos Venizelos, i dha ditën e djeshme, 24 qershor Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.ex/oranews online/