Durrës, policia asgjeson 2300 rrënjë kanabis, vijojnë kontrollet

Durrës- Policia e Durrësit gjatë një operacioni që ka ndermarrë në drejtim të goditjes së rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, përgjatë krehjes së territorit janë evidentuar në total 19 parcela në të cilat kultivoheshin bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, me një total prej 2300 rrënjësh bimë narkotike.Konkretisht parcelat ne fjale janë konstatuar nga sherbimet e Policise së Drejtorisë e Komisariateve te Policisë Kruje e Shijak në toka pa pronar, mes zonave të shpyllëzuara, e konkretisht ne:-territorin e fshatit Verjon Nikel Kruje-13 te tilla-territorin e fshatit Zgerdhesh Kruje-3 parcela-territorin e fshatit Kuraten Ishem -3 te tillaGjate operacionit te sotem u vu re se kultivuesit kishin futur ne prodhim një lloj bime, cikli jetësor i se ciles nga mbjellja deri ne korrje shkon ne 40 dite, dhe aktualisht bimet e konstatuara ishin drejt fazes se pjekjes. Lartesia e tyre shkonte nga 30-40 cm.Gjithashtu, nga sherbimet e Policise, ne afersi te parcelave te kultivuara jane konstatuar edhe gropa që siguronin ujin e nevojshem per ciklin jetesor te bimeve.Blutë kanë bërë asgjesimin e bimeve te gjetura nëpërmjet djeg'jes dhe aktualisht po punohet per identifikimin e autoreve te kultivimit.Materialet proceduriale i kaluan Prokurorise se Rrethit Durres e Kruje per vepren penale te « Kultivimit te bimeve narkotike » , ndërsa polic ia e Durrësit do të vijojë operacionin edhe në ditët në vijim deri në kontrollin e gjithe territorit te qarkut.