PBDNJ: Statusi qe kurorëzimi i një beteje, na vendos para sfidave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2014, 19:51
Tiranë - Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e ka vlerësuar dhënien e Statusit Kandidat për Shqipërinë si “kurorëzimin e një beteje, në radhe të parë të qytetarëve të vendit, por edhe të koalicionit qeverisës, të dale nga zgjedhjet politike të 23 Qershorit 2013.Në deklaratën e kësaj partie sot, thuhet se “PBDNJ është e bindur, se ky moment i mbushur me emocione pozitive, për të gjithë ne sëbashku, na vendos bashkërisht, qytetarë dhe politikanë, përpara sfidave akoma dhe më të mëdha, sfida që gjithnjë e më tepër, nxjerrin në plan të parë dhe e bëjnë imperative, domosdoshmërinë për të manifestuar një kulturë politike, demokratike dhe realisht evropiane.”ar.sh/Oranews.tv