Deklarata e Gianni Pittella-s, Presidentit të përkohshëm të Parlamentit Evropian, pas dhënies së statusit, Shqipërisë

Bruksel - Gianni Pittella, Presidenti i përkohshëm i Parlamentit Evropian, bëri një deklaratë pasi Shqipërisë iu dha sot nga ministrat e Jashtëm të BE-së statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pittella tha:"E përgëzoj Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, subjekt miratimi i Këshillit Evropian këtë javë. Është një gur kilometrik në udhën drejt anëtarësimit eventual në BE. Statusi njeh progresin e Shqipërisë në reforma, rolin e saj konstruktiv në rajon dhe angazhimin e qeverisë ndaj agjendës së BE-së. Shpresoj se do të ndihmojë për të afruar ndarjet e thella mes forcave politike që shpesh pengojnë progresin në vend.Reformat ia vlejnë të ndiqen në të mirë të qytetarëve, jo vetëm për hir të BE-së. Prandaj unë e nxis Shqipërinë të këmbëngulë në përpjekjet për çrrënjosjen e korrupsionit, në luftën kundër krimit të organizuar, forcimin e gjyqësorit dhe vazhdimin e modernizimit të ekonomisë së saj, që janë ndër sfidat kryesore të vendit.Perspektiva evropiane e Shqipërisë luan një rol të rëndësishëm në stabilizimin e Ballkanit Perëndimor."ar.sh/Oranews.tv