PR: Ne kurrë s’e vumë në dyshim, angazhimin tonë për të ardhmen europiane

Tiranë - Partia Republikane e ka konsideruar ditën e sotme si të ditë të madhe për shqiptarët, të cilët që në vitin 1990, kur dolën nga diktatura, shprehën bindjen se e ardhmja ishte Europa.Nëpërmjet një deklarate për shtyp, republikanët shprehen:“Ne të djathtët duhet të jemi krenarë që asnjëherë nuk e kemi vënë në dyshim angazhimin tonë në pozitë dhe opozitë, për të ardhmen ton europiane; kemi punuar me këmbëngulje në realizimin e standarteve, duke realizuar MSA-në dhe me tej liberalizimin e vizave.Ky është moment përgjegjësie edhe reflektimi, sepse kjo kërkon një frymë tjetër të sjelljes politike, sepse sa me afer BE-së, aq më të mëdha janë pergjegjësitë tona për të punuar dhe bërë të mundur anëtarësimin tonë të plotë në BE.”ar.sh/Oranews.tv