Idrizi përshëndet statusin: E drejta në Evropë vonon, por kurrë nuk harron
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2014, 18:50
Tiranë – Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së ka përshëndetur marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në emër të partisë që drejton.Idrizi e ka konsideruar “ si një hap të rëndësishëm të kombit” dhe ka uruar të gjithë shqiptarët për këtë arritje.“Tani është koha që puna të vijojë më fort se sa më parë. Fakti që ky vendim erdhi në të njëjtën ditë me nisjen në Tiranë të aktiviteteve në kuadër të Javës Çame na bën të kujtojmë edhe një herë se e drejta në kontinentin evropian vonon, por kurrë nuk harron,”- përfundon Idrizi.ar.sh/Oranews.tv