VIDEOLAJM/ Meta i jep dorën Bashës, Rama e shmang

Ekspozita me rastin e 70 vjetorit të genocidit çam ka bashkuar në një sallë dy kundërshtarët politikë, kryeministrin Edi Rama por edhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Megjithëse ishin në një holl ata kanë shmangur kontaktet me njëri tjetrin.Ndryshe nga Ilir Meta i cili pasi përfundoi fjalën e rastit kreu i PDIU-së  Shpëtim Idrizi gjeti një moment për t’i shtrënguar dorën Lulzim Bashës, Rama shmangu totalisht takimin me të.Duke u drejtuar në pjesën e pasme të hollit të Muzeut Historik për të vazhduar për të parë ekspozitën.Ata kanë qenë gjatë gjithë kohës në distancë.Ekspozita u hap sot në Muzeun Kombëtar në kuadër  të 70 vjetorit të genocidit çam.Ne video pamjet pa koment/nzh/oranews online/